Jump to content

Hakif Sheholli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hakif Sheholli lindi më 27.IX.1947 në Herticë. Ciklin e ulët të shkollës fillore e filloi në vitin 1954 dhe mbaroi në vitin 1958, ndërsa klasat e tjera të fillores I kreu në Podujevë. Shkollën normale e kreu në Prishtinë në vitin 1967.

Në vitin shkollor 1967-68 ia filloi punës si mësues në shkollën fillore të Shajkocit, pastaj e vazhdoj në atë të Sveqlës. Me veprimtari ilegale patriotike u morr qysh herët, ishte I ndikuarnga anëtarët e organizatës ilegale të viteve të 60’, gjegjësisht 64’ të udhëhequr nga Adem Demaci, nga veprat e tij, si dhe nga veprimtarë të tjerë, si Gjergj Fishta etj.

Ishte organizator I drejtëpërdrejt I demostratave të para publike të vitit 1968. Për vepritmari të tillë politike u dënuar me një vit burg që e vuajti në burgun famëkeq të Nishit. Me 2 prill 1981 u arrestua nga forcat e shumëta policor dhe u dërgua në burgun e qarkut të Mitrovicës, ku mbeti 5 muaj. Pastaj, më 28 mars 1989 u arrestua me grupin e intelektualëve dhe të patriotëve të Kosovës dhe u dërgua në burgun e Leskocit, prej nga pas 2 javësh në burgun qëndror të Beogradit, më 28.VI.1989 lirua me lëndime shumë të mëdha dhe me pasoja të rënda shëndetësore. Në verën e vitit 1995, kur u vra udbashi Bejtush Beka, u arrestua në Sekretariatin e Punëve të Brendëshme, me c’rast u lëndua rëndë në kurriz nga torturat e udbashëve dhe si pasoj e kësaj shumë muaj mbeti I shtrirë në shtrat.

I rekomandohej të operohej por nuk pranoi duke thënë: “ Kam forcë psikike që tam und sëmundjen “.Në vitin 1998 u arrestua në Novi sad. Në hetuesi u torturua shumë, madje e goditnin me shufër metali Fi-14, por nuk nxorri asnjë fjalë. Pas 5 ditë torturimi u lirua. U kthye në Prishtinë. Pesë muaj u mjekua ilegalisht. Në luftën e ushtrisë clirimtare kreu detyra për përgaditjen e ushtarakëve për front, sidhe përgaditi dhe krijoi klimë të volitshme politike për luftën clirimtare. Pas lufte, më 20.VI.1999 filloi të punontë si nënkryetar I Komunës së Podujevës, iemëruar nga Shtabi I Përgjithshëm I Zonës Operative të Llapit. Më 13.IX.1999 filloi të punonte në komunën e Prishtinës në vendin e punës sekretar I përgjithshëm, ku punoi në këtë pozit për 4 vite dhe si jurist professionalvazhdoi të punoj në Komunën e Prishtinës në drejtoriatin e Urbanizmit deri në vitin 2011 kur edhe u pensionua.Puna e tij e palodhshme në përgaditjen e nxënësve. Të kuadrove të ilegales dhe të luftëtarëve dha rezultate të mëdha për realizimin e aspiratave shekullore për lirinë dhe për mvetësimin e Kosovës.