Halil Pulo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Halil Pulo Bir i nderuar i Tragjasit të rrethit të Vlorës, lindur në gjirin e një familjeje të njohur atdhetare. Në fëmijërinë dhe në rininë e tij mbaroi shkollën fillore dhe, më pas, atë Teknike të Tiranës, ndërsa mbas çlirimit kreu Fakultetin Juridik. Lidhet herët me LANÇ, duke qënë pjesëmarrës në çetën partizane, intendent Batalioni, komisar Batalioni, për të arritur deri komisar i Brigadës XI Sulmuese Partizane që ditën e krijimit të saj. Mbas çlirimit do të shërbente në Drejtorinë Politike të Ushtrisë, komisar politik Divizioni dhe, më në fund, drejtor i Kuadrit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Doli në pension me gradën Kolonel. Me daljen në pension u bë një veprimtar aktiv i organizatës së veteranëve të LANÇ.