Jump to content

Hamit Aliaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hamit Aliaj është poet dhe autor këngësh i njohur shqiptar. Ka lindur në Kasaj të Tropojës, më 1.10.1954.

  • 1982-1995: mësues në Gjimnazin e Bajram Currit
  • 1995-2001: drejtor i QKF, Bajram Curr
  • 2001-2003: këshilltar i Jashtëm në Ministrinë e Kulturës, Tiranë
  • 2003-2005: Drejtor i Agjensisë Qëndrore të Librit, Tiranë
  • 2011- 2014: specialist në Komitetin Shtetëror për Kultet, Tiranë
  • Puna kërkimore, letraro-artistike e shkencore
  • 1974: Bjeshkët janë mbiemri im, Tiranë
  • 1979: Epike ( me bashkëautor), Prishtinë
  • 1986: E ruaj një fjalë për ty, Tiranë
  • 1990: Lotin nuk ta fal, Tiranë
  • 1997: Mungon viti Një, Tiranë
  • 2006: Njëqind vjet e Martë, Tiranë
  • 2012: Ali Iber Nezaj (monografi), Tiranë
  • 2017: E hëna e përtej botës
  • 2021: N’Dardani bjen nje tupan

Studime shkencore-letrare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1979: Epika legjendare shqiptare ( Arkivi i Fakultetit të Filologjise)
  • 2009: Tri shenjtëri të mëdha ( në hyrje teëlibrit "Dervish Luzha nje yll drite" )
  • Shenim: Redaktor i mbi 30 librave artistik e studimor për kulturen e historinë. Titujt e këtyre librave janë të regjistruar në sistemin kompjuterik të Bibliotekes Kombëtare, Tiranë

Skenare filmash dokumentar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1981: Ylbere mbi Alpe
  • Moj sharki e lehtë si era ( kushtuar Dervish Shaqes)
  • 1997: Zambakët e munguar ( kushtuar shkrimtarit Sulejman Krasniqi në 60-vjetorin e lindjes )
  • 2000: Ylberi i Lirise ( kushtuar çlirimit të Kosovës )
  • 2000: Nga lufterat vijmë... ( realizuar në Kosove për RTSH )
  • 2002: Pranverat që ndalen rrugës
  • 2008: Agu i Lirise ( realizuar në Kosovë me 17 shkurt 2008 diten e shpalljes së Pavarësisë)

Janë nga i njejti autor edhe shumë dokumentare të tjerë, të cilët gjenden në Arkivin e TVSH-së. Publicistike: Autor i mbi 200 shkrimeve kryesisht në zhanrin e esesë, portretit letrar dhe reportazheve. Keto shkrime janë te botuara në periodikun e kohës.

  • Autor i mbi 200 këngëve:
  • Autor i të gjitha këngëve të Ansamblit Dardania në Festivalin e Gjirokastres 1988 dhe në atë të Beratit 1995.

Çmime në konkurset kombëtare e ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1973: Çmimin e parë për poezi në konkursin e letrareve të shkollave të mesme të Republikës 1973: Çmimi i tretë për liber poetik në konkursin e 30- vjetorit të Ushtrisë
  • 1974: Çmim për liber poetik në konkursin e 40- vjetorit të Çlirimit
  • 1977: Çmimi i parë në publicistikë në konkursin vjetor të gazetes " Drita "
  • 1977: Çmimi i parë për dokumentarin e 20- vjetorit të Universitetit të Tiranës
  • 1981: Çmimi i parë për dokumentarin " Ylbere mbi Alpe " ( me bashkëautor S.Bucpapaj )
  • 1982: Çmim i dytë në Konkursin Kombetar të 70- vjetorit të Pavarësisë, për librin poetik " E ruaj një fjalë për ty"
  • 1999: Çmim i parë në Festivalin e Gjirokastrës për tekstin e këngës " Ani Rushe Rexha..."
  • 2000: Çmim i parë në Festivalin e Këngës Qytetare Tiranë, për të njejtin tekst 17 dhjetor
  • 2006: Çmim i parë i shoqeruar me " Gold Coup " ( Kupa e Artë ), për cikel me poezi në revisten " Fatjon Art", Detroid, SH.B.A
  • 2017 : Libri “ E hëna e përtejbotës” shpallet libri më i mirë poetik i vitit nga Klubi letrar “ Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë

Mirenjohje e tituj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1983: dekoruar me medaljen " Naim Frashëri" nga Kuvendi Popullor
  • 1988: " Urdhëri i punës i klasit të 3-të” nga Kuvendi Popullor
  • 2002: titulli " Krenaria e Qytetit", B.Curri
  • 2008: titulli " Nder i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar"
  • 2012: titulli "Mirënjohje" nga Komuna Margegaj, Tropojë
  • 2014: titulli Mjeshtër i Madh nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë
  • 2019: titulli “ Qytetar Nderi” nga Bashkia Tropojë