Hapësira hulumtuese evropiane
Hapësira hulumtuese evropiane (HHE), (European Research Area (ERA), në anglisht) është një sistem i programeve hulumtuese shkencore që i integron resurset hulumtuese të Bashkimit Evropian (BE-së). Që nga krijimi i saj në vitin 2000, kjo strukturë është koncentruar në bashkëpunimin multi-nacionale në fushat e hulumtimit në mjekësi, mjedisin jetësor, industrial dhe socio-ekonomik. HHE-ja mund të konsiderohet si ekuivalente për hulumtim dhe inovacion, ngjashëm sikurse "tregu i përbashkët" i Bashkimit Evropian për mallra dhe shërbime. Qëllimi i saj është të rritet konkurrenca e institucioneve hulumtuese evropiane duke i bashkuar ato dhe duke inkurajuar një mënyrë më inkluzive të punës, të ngjashme me atë që tashmë ekziston ndërmjet institucioneve në Amerikën Veriore dhe në Japoni. Qëllimet e kryesore të HHE-së janë rritja e mobilitetit të punëtorëve të dijes dhe thellimi i bashkëpunimit multilateral ndërmjet institucioneve hulumtuese të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Në seksionin 1 të nenit 179 të Marrëveshjes për funksionimin e Bashkimit Evropian thuhet:
Bashkimi Evropian duhet ta ketë për qëllim përfrocimin e bazës së tij shkencore dhe teknologjike duke krijuar një hapësirë hulumtuese evropiane në të cilën hulumtuesit, dija shkencore dhe teknologjia do të lëvizin lirshëm, dhe duke e inkurajuar atë të bëhet më konkurruese, duke e përfshirë edhe industrinë e saj, njëkohësisht duke i promovouar të gjitha aktivitetet hulumtuese që konsiderohen të nevojshme në bazë të Kapitujve dhe Marrëveshjeve të tjera.
Shih poashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lisbon Strategy
- Bologna process
- Framework Programmes for Research and Technological Development
- Sixth Framework Programme
- Seventh Framework Programme
- Directorate-General of the Joint Research Centre
- Directorate-General for Research
- ERAWATCH Network (EWN)
- Euroscience
- European Research Council (ERC)
- European Grid Initiative (EGI)
- European Institute of Technology (EIT)
- European Research Advisory Board (EURAB)
- European Council of Applied Sciences and Engineering (Euro-CASE)
- European Clinical Research Infrastructures Network (ECRIN)
- European Higher Education Area (EHEA)