Haplogrup
Në studimin e evolucionit molekular, një haplogrup është një grup i madh haplotipesh, të cilat janë seri alelesh të vendosura në vende specifike në një kromozom.
Për gjenetikën njerëzore, haplogrupet që studjojme në përgjithësi janë haplogrupet e kromozomit Y (ADN-së Y) dhe haplogrupet e ADN-së mitokondriale (ADN mt). Ne mund të përdorim të dyja për të përcaktuar popullatat gjenetike. ADN Y ndjek vetëm linjën atësore, ndërsa ADN mt ndjek vetëm vijën mëmësore. Burrat kanë të dyja llojet e shënuesve gjenetikë (ADNnë mt nga nëna, dhe ADNnë Y prej të atit) ; gratë kanë vetëm një lloj të vetëm : ADNnë mitokondriale të nënës. Klasifikimi i haplogrupeve të njeriut i bazuar tek shënuesit gjenetikë është zhvilluar shpejt në mënyrë që ne mund të gjejmë shënues të rinj rregullisht.