Harlem Shake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
NewHarlemShake.png

Harlem Shake është një dukuri e kohës së re e paraqitur në shkurt të vitit 2013. Kjo dukuri manifestohet me prezentimin e video copave me pamje origjinale nga mjedise të ndryshme në rrjetet sociale të internetit. Këto video copa, të përbashkët kanë paraqitjen e një figure duke vallëzuar në mjedise të ditës së zakonshme nën shoqërimin me muzikën elektronike "Harlem Shake" nga Bauuer. Video copa standarde zgjat 30 sekonda dhe zakonisht fillon me një person ( shpesh me helmetë në kokë), që vallëzon vetëm për 15 sekonda, i rrethuar nga njerëzit e tjerë qe nuk i kushtojne vëmendje vallëzimit te tij. Me të lëshuar të basit në muzikë, në video shfaqet personat e prezentuar më parë aktivizohen duke bërë një vallëzim të çmendur për 15 sekondat e ardhshëm.

Përveç nismave private, në Kosovë ka pasur edhe organizime interesante lidhur me "Harlem Shake". Kështu, në pesëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë u organizua një vallëzim afër monumentit "NEWBORN".