Jump to content

Harta arkeologjike e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Harta arkeologjike e Shqipërisë Grup Autorësh. Botuesi: Akademia e shkencave. Faqet e librit 290.

Harta arkeologjike e Shqipërisë, nën drejtimin e Pierre Cabanes dhe bashkëpunimin e profesorëve Myzafer Korkuti, Apollon Baçe, Neritan Ceka, me mbështetjen e UNESCO-s dhe “Cooperazione Italiana allo sviluppo”, është një hartë arkeologjike e Shqipërisë që trajton njëra pas tjetrës prehistorinë dhe antikitetin.

Periudhat prehistorike janë paraqitur natyrisht duke ndjekur kronologjinë, që nga paleoliti deri në periudhën e hekurit; përkundrazi për Antikitetin është parapëlqyer të ndiqet një plan gjeografik, sipas krahinave, duke filluar nga Shqipëria e Jugut për të kaluar pastaj në krahinën e Apolonisë, Bylisit dhe Amantias e më pas në atë të Elbasanit dhe Korçës, duke ndjekur rrugën Egnatia përgjatë luginës së Shkumbinit, deri në pellgun e Korçës.

Më në veri shkohet në krahinën e Dyrrahut e më tej në Lis dhe Shkodër. Për çdo vendbanim autorët bëjnë një paraqitje të historisë së krahinës ose vendbanimit dhe pastaj një përshkrim të monumenteve të shoqëruar me harta dhe dokumente figurative, duke përcaktuar gjendjen aktuale të tyre, të ruajtjes dhe restaurimet e tyre.

Ky botim është një mjet i dobishëm për njohjen e qendrave arkeologjike më të rëndësishme të Shqipërisë, të cilat përfaqësojnë tiparin dallues të pasurisë së larmishme të trashëgimisë kulturore të këtij vendi.