Harun Dojaka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Harun Dojaka, profesor i njohur i sportit te volejbollit.

Si sportist në disa lloje disiplinash sportive ai është dalluar për vullnetin e karakterin e tij të fortë. Në sportin e volejbollit ai si një nga lojtarët kryesorë të ekipit Tirana është seleksionuar dhe ka marrë pjesë në disa aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare me ekipin kombëtar të volejbollit për meshkuj. Haruni për aftësitë e tij profesionale arriti të ishte një nga trajnerët e parë të volejbollit cilësor për femra. Ai për shumë vite ka punuar si trajner pranë ekipeve Tirana dhe Dinamo, duke qënë nga trajnerët e parë që hodhi themelet e këtyre ekipeve. Ai ka qenë një seleksionues i përkryer në përzgjedhjen e volejbollisteve të reja dhe shumë lojtare të seleksionuara prej tij kanë arritur të jenë lojtare kryesore të ekipeve Tirana dhe Dinamo, si dhe të ekipit kombëtar. Prof. Haruni i takon brezit të njerëzve të përkushtuar të sportit që sollën në pallatet e sportit e fushat sportive atë pasion, disiplinë e kërkesë të domosdoshme në rrespektimin e rregulloreve, që punuan aq shumë për forcimin e miqësisë ndërmjet lojtarëve, trajnerëve e gjyqtarëve, si dhe për përhapjen e zhvillimin e volejbollit në gjithë Shqipërinë.