Hazir Mazdrekut
Hazir Mazdrekut - Goriqit , nga fshati Goriq i komunes se Malisheves , treva e Llapushes . Kjo ngjarje ka ndodhur rreth viteve 1860-1870, ku ne fshatrat e Bajrakut te Ostrozubit kane kundershtuar larjen e avajetit per pashallaret. Hazir Goriqi ka qene nder te paret qe ka kundershtuar larjen e taksave . Pashallaret e Prizrenit dhe te Gjakoves, kane derguar sejmenet e tyre per te detyruar Hazirin qe me dhune te laje taksat dhe t'a burgosin. Por ai u'a kthen pushken dhe vret disa dhe plagos Sherifin njerin nga kryesejmenet. Edhe bajraktaret e Ostrozubit nuk guxojne qe t'i shkojne tek dera per taksat. Keshtu pashallaret me gjase Avdullah Pashe Dreni nga Gjakova ( ky i vrara me vone nga kreret e Lidhjes se Prizrenit me 1879 ne Gjakove) , dergon sejmenet e tij te njohur ne krye me Shaqir Age Currin ( babai i Bajram Currit ) dhe Bajram Rrustemin qe poashtu me 1879 jane te vrare nga kreret e Lidhjes se Prizrenit ne sarajet e Abdullah Pashe Drenit ne Gjakove , derisa po mbronin Ali Pashe Maxharrin , per te prangosur ose vrare Hazir Goriqin. Ne rrethimin e tij ne Goriq te Malisheves ( Llapushes ) , marrin pjese edhe sejmenet e Bajraktarit te Ostrozubit. Pas dy dite luftime Hazir Goriqi me gjithe djalin vriten , po ne kete betej mbesin edhe disa sejmen te vrare dhe plagoset rende edhe Shaqir Curri ( babai i patriotit Bajram Curri ). Pas kesaj ne gjithe treven e Llapushes dhe Anadrinit fshataret ngriten ne kryengritje dhe pushteti turk dhe pashallaret vendas detyrohet te heqe dore nga mbledhja e avajetit ( nje lloj takse vjetore )
Folklori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- O Bajram aga ne jelek
- ketij Sherifit po i therret
- Po thote paret ku m'kane mete
- pse Haziri nuk po i jep?
- Fort po mush e shpesh po qet ,
- shpesh po qet ai me gjithe djale
- qohu bre Curr o n'mujsh me i ndal,
- luftojme trimat balle per balle .
- Kurre kesi trima thot nuk kam pa
- kesh te vorfen , fukara ,
- avajetin se kane la .
- Nuk ja'u lajta tha avajetin
- Keti Shabajkut ja kajta dertin.
- Ne Perzern u ba meshlizi ,
- ne sherr te madhe zoti na qiti.
- S'po dorezohet Hazir Goriqi.
- Avdyl pasha e ndrroj asqerin,
- tash po e qojme Bajram Rrustemin.
- Ku ma njeh Curri ate djale ,
- mete prej kreje po don me i dale.
- Ketij Shabajkut po i qone fjale ,
- A e kam Sherifin gjalle?
- Ma mire gjalle Curro mos me kane
- Se Sherifi tu ka plagu rane.
- Ia lidhe plaget me mahrham.
- Gjemoi topi krisma e pushkes ,
- Ky Haziri dul per fushe ,
- Ky Haziri dul per fushe ,
- po i tjote djalit mos u ngute
- mos u ngut or sokol oj babes ,
- mamja mire Shaqir Ages,
- Mamja mire po Shaqir Currit
- mi ka pru cubat prej Ostrozubit.
- Te cilet cuba po tu rrite ndera
- po i ka rrafsh tri pranvera ,
- qe s'kane guxu me m'ra ka dera .
- Hajde hajde Jup Bajraktari
- ty qe te vjen kafja ma s'pari,
- te vjen pitja e te vjen qurani,
- qka je mshef je palu mas gardhi,
- po i rren shoket po m'trembet kali.
- Shaqir Aga more zotni,
- forte kam pase uzdaje ne ty,
- se nuk vjen me me rrethu n'shpi
- se nuk vjen t'i mem me rrethue
- more veten qafe edhe mue .
- SHKOZA - PRIZREN