Hazis Hasa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hazis Muharrem Hasa ka lindur në Durrës në një familje të njohur atdhetare. Familjarisht i lidhur herët me LANÇ. Njëri nga pjesëtarët e familjes, Met Hasa, është Hero i Popullit. Hazis Hasa fillimisht ka qënë në Rininë Antifashiste, më pas - në formacionet partizane të Pezës. Mbas çlirimit, pasi kreu akademinë ushtarake në ish Bashkimin Sovjetik, shërbeu me detyra të larta komanduese në Forcat Detare. Ndahet nga jeta më 26 shtator 2007.