Hektor Eftim Lako

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hektor Eftim Lako Ka lindur më 01.09.1929 në Përmet. Ka qenë pjesëmarrës në formacionet partizane të zonës. Pas Çlirimit të vendit kreu studimet për pilot reaktivi në ish-Bashkimin Sovjetik. Ka kryer detyra të ndryshme deri në atë të komandantit të katërshes në Regjimentin e Kuçovës. Ra në krye të detyrës më 23.03.1962 në rajonin e Kuçovës. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.