Hektor Peçi
Prof. Dok. Hektor Peçi një nga emrat më të njohur të mjekësisë shqiptare u lind në Zagori Gjirokastër dhjetor 1931 dhe u nda nga jeta në tetor 2022
Prof. Peçi filloi punë në Klinikën Hospitaliere në vitin 1965. Pas një specializimi në Tiencin (Kinë) për sëmundjet endokrine dhe metabolike dhe rreth 6 muaj në Paris për diabetologji, në vitin 1982 mbrojti Disertacionin dhe në vitin 1987 iu dha titulli Docent dhe në vitin 1994 Profesor.
Ka drejtuar specialitetin e endokrinologjisë gjatë viteve 1974-1985. Në vitet 1980-1985 ka marrë pjesë si drejtues i depistimit në zbulimin e diabetit të hershëm me glicemi pas ushqimit në 92.000 persona të ekzaminuar. Ka qenë Zv. Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në vitet 1973-76.
Ka udhëhequr disertacione, diploma studentësh dhe ka përpiluar kartelën tip për sëmundjet e tiroides dhe diabetit (1965), ka qenë anëtar i Këshillit të Botimeve të Fakultetit dhe anëtar i Këshillit Shkencor të Fizikës Bërthamore.
Prof. Peçi do të mbetet një emër i çmuar në historikun e mjekësisë shqiptare.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |