Hekurudha Durrës-Peqin
Appearance
Hekurudha Durrës Peqin është hekurudha e parë e ndërtuar në Shqipëri. Ajo përfundoi në vitin 1947. Kjo hekurudhë përmirësoj zhvillimin e terminalit të Durrësit duke e shndërruar në më të madhin në Shqipëri. Kjo hekurudhë është 42.6 km e gjatë dhe përmban 6 stacione treni: Durrës - Golem - Kavajë - Lekaj - Rrogozhinë - Peqin. Gjatë punimeve me mjete të thjeshta humbën jetën 18 punonjës, që u shpallën dëshmorë. Pas kësaj hekurudhe filluan punimet e shumë hekurudhave si Shkozet - Tiranë, Vorë - Laç, Fier - Rrogozhinë etj. Vepra më e madhe e kësaj rruge prej hekuri është tuneli i Rrogozhinës.