Herceg Novi
Herceg Novi është vendbanim në Bokë të Kotorit të Malit të Zi njëherit dhe qender e njësis administrative me të njëjtin emër.
Pas vdekjes së kralit hungarez Lajoshi i Madh 1382, kralica hungareze me qëllim që të përfitonte mbështetjen e Tvrtkos ja jep atij qytetin e Kotorit më 1385. Tvrtko duke u nisur nga ajo që Bosnja do të fitonte daljen në det dhe do të shpërthente bllokimin dubrovnikas , më 1382 themeloi qytetin e Ri (Novi) si dëshmi e prezencës boshnjake. Për derisa ndërtoheshin muret e qytetit të Ri të Tvrkos, ai vendosi që qyteti i tij të bartë emrin Shën Stefan në shenjë të përkujtimit Shën Stefanit të konvertuarit të parë. Pas një kohe qyteti mori emrin Novi. Me arritjet e para të anijeve tregtare në vendbanimin e ri filluan edhe vështirësitë e para. Dubrovniku që llogariste tregtimin dhe transportin e kripës si monopol të vetin, e shikonte "tvrđavu"-n si konkurrencë të rrezikshme për vete.
Zgjedhja e vendit për themelimin e qytetit ishte paramenduar me qëllim shërbimi të shtetit boshnjak. Lokalitete për të ngritur qytetin ishin radhitur në anën veriore të grykës së Bokës së Kotorit në zhupanën e Draqeviq-it. Ndërtim e para filluan në fund të majit 1382 dhe u mbyllën në shtatorë të po ati viti. Turmi i parë mbrojtës ishte ndërtuar në vetë shtyllat Tophanës. Pozicionimi i terenit të qytetit ishte zgjedhura ashtu që të ishte i mundshëm për t u mbrojtur nga sulmet e armatosura që në atë kohë ishte shumë e rëndësishme. Kësaj i shtohej edhe fakti që në afërsi të qytetit kishte mjaft ngushtica dhe teren tjetër që e avanconte mbrojtjen e qytetit. Në afërsi të qytetit ishte ndërtuar tezga për tregtim me kripë, ndërsa ngarkesat e para me kripë kanë filluar të vinë në gusht të 1382-ës. Arritja e barrëve me kripë ishte edhe shenja e parë e jetës në qytetin e ri. Novi d.m.th qyteti i Ri është ndërtuar me një qëllim të vetëm: tregtimin me kripë.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |