Jump to content

Hercogu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hercog (në tekste edhe Herzog gjer.vj. herizogo) është titull në mes të titujve fyrst dhe hercog i madh në aristokracinë e familjes gjerman-folëse. I përgjegjet fjalës shqipe princi ose asaj ushtarake oficeri pa atribute të veçanta. Parafjala drejtuese për titullarin është hoheit (lartmadhni).

Tek fiset gjermane pa një mbretëri të përhershme, përgjatë luftimeve në beteja, për shkak të parimit ushtarak për prirës (Armin) zgjidhej Hercogu. Shumë shpejt u paraqit tendenca që zotimi i përkohshëm të shndërrohej në një ent të përhershëm edhe në kohë paqe. Në kohë të administratave të dobëta qendrore erdh deri tek formimi i qendrave farefisnore të hercogëve (p.sh. Beneventi, Bavaria, Tyringeni, Frizlandi, Bretagni ) të cilat nuk ishin të përhershme.

Kurora e Hercogut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga mesjeta e vonshme, punoheshin kapele të cilat barteshin nga hercogët. Me kalimin e kohës, bartësit e tyre (prirës ushtarak) u formuan qendra administrimi dhe për t'u dalluar filluan të bartin kurorë më pakë të zbukuruar se ajo e mbretit aktual.

Bosnja dhe Hercegovina