Hidra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klasa e Hidrave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hidra është një gjini e kafshëve të thjeshta të ujërave të ëmbla që zotërojnë simetri rrezore. Hidrat janë kafshe grabitqare që i përkasin rendit Cnidara dhe klasës Hydrozoa. Ato mund të gjenden në shumicën e pellgjeve jo të populluara me ujë të ëmbël, liqene dhe lumenj në rajonet e buta dhe tropikale duke hapur butësisht një rrjet të mbledhur ndermjet zonave me barëra të këqija. Ato janë zakonisht pak milimetra të gjata dhe janë lehtësisht të studiueshme me mikroskop. Biologët janë të interesuar për hidrën sidomos për shkak të aftësisë së tyre rigjeneruese dhe sepse ato duken se I nënshtrohen përsëri shumë ngadalë.

Morfologji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hidra ka një trup cilindrik të fiksuar nga një këmbë e thjeshte mbështetëse e quajtur disk bazal. Qelizat e gjëndrave në diskun bazal prodhojnë një lëng ngjitës që lejon tiparin e saj ngjitës. Në fundin e lirë të trupit është një hapje në formë goje e rrethuar nga 1-12 tentakula të holla e të lëvizshme. Çdo tentakule ose Knida është e veshur me qeliza thumbuese tepër të specializuara të quajtura Knidocite. Knidocitet përmbajnë struktura të specializuara të quajtura neomatocite të cilat duken si llamba dritë në miniaturë me një fije të përdredhur brenda. Në anën e ngushtë të jashtme të knidocitit është një këmbez e shkurtër e quajtur knidocil. Pas kontaktit me prenë, përmbajtja e nematocitit shkarkohet në mënyre të vrullshme, duke qëlluar si shigjete me fijen që përmban neurotoksine, pavarësisht se çfarë e shkaktoi lirimin. Për njerëzit kjo përbën thjesht një ngatërrese të keqe, megjithatë për disa kafshe ky sulm mund të jetë paralizues. Hidra ka dy shtresa kryesore të trupit të ndara nga mezoglea, një shtrese e ngjashme me xhelin. Shtresa e jashtësme është epiderma, ndërsa shtresa e brendshme quhet gastroderma. Qelizat që përbejnë këto dy shtresa të trupit janë relativisht të thjeshta. Hidramacina është një bakteri zbuluar kohet e fundit tek hidra. Ajo e mbron shtresën e jashtme nga infeksionet. Sistemi nervor tek hidra është një sistem nervor rrjetor, i cili është krahasuar në mënyre të thjeshte strukturore me ndërtimin e sistemin nervor të gjitarëve. Hidra nuk ka një tru njohës ose muskuj të vërtete. Rrjetat nervore lidhin me fotoreceptoret e ndjeshmërisë dhe qelizat nervore të ndjeshme ndaj prekjes të vendosura në paretet e trupit dhe në tentakula. Frymëmarrja realizohet npm transfuzionit npm epidermis. Gjithashtu në këtë mënyre ndodhin edhe disa sekretime dhe transportime.

Lëvizja dhe zhvendosja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nqs hydra është e alarmuar ose e sulmuar, tentakulat mund te tërhiqen ne sythe te vogla, dhe vete trupi mund te tërhiqet ne një sfere te vogël xhelatinoze. Hidra zakonisht reagon ne te njëjtën mënyre pavarësisht nga drejtimi i stimulit, dhe kjo mund te jete për shkak te thjeshtësisë se rrjetit nervor.

Hidrat janë zakonisht të ngulura, (por herë pas here lëvizin shumë pak), sidomos kur i gjuajnë. Ato lëvizin duke u përkulur dhe duke u ngjitur me gojën dhe tentakulat dhe me pas lëshojnë këmben, e cila mundëson ngjitjen e zakonshme. Trupi pastaj perkulet dhe gjen një vend te ri për te ngjitur këmben. Nëpërmjet këtij procesi "inc-depertim" ose "kaperdyes", hidra mund te lëvize disa inc (100 mm) ne dite. Hidrat mund te lëvizin gjithashtu npm lëvizjes se bazave te tyre ose me thjesht duke u shkëputur nga toka dhe duke lundruar neper rryma.

Riprodhimi dhe cikli i jetës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur ushqimi është i bollshëm, shumë hidra riprodhohen në mënyre aseksuale duke prodhuar sythe në anët e jashtme të trupit, të cilat rriten për tu kthyer në adulte ne miniature dhe thjesht shkëputen kur janë të pjekur. Kur kushtet janë të vështira, shpesh ne dimer ose ne kushte te varfra ushqimi, ne disa hidra ndodh riprodhimi seksual. Enjtje ne paretet e trupit shndërrohen ne vezore te thjeshta ose testikuj. Testikujt lëshojnë gametë te lira notuese ne ujë, dhe këto mund te pllenojnë vezën ne vezoren e një tjetër individi. Vezët e pllenuara sekretojnë një veshje te jashtme te ashpër, dhe, pasi i rrituri vdes, këto veze te ndenjura bien ne fund te liqenit ose te pellgut për te pritur kushte me te mira, pas te cilës kthehen ne adulte. Hidrat janë hemafrodite dhe mund e prodhojnë edhe testikuj edhe veze ne te njejten kohe. Shume pjesëtare te Hidrozes kalojnë ne një ndryshim trupor nga polip ne një forme te rritur te quajtur meduze (kandil deti).

Sidoqoftë, te gjitha hidrat qëndrojnë polip gjate gjithë jetës se tyre.

Te ushqyerit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hidrat kryesisht ushqehen me jorruazore te vegjël ujore si Dafne dhe Ciklope. Kur ushqehen, hidrat e zgjerojnë trupin e e tyre ne gjatësinë maksimale dhe pastaj ngadalë zgjasin tentakulat. Përvec strukturës se tyre te thjeshte tentakulat e hidrës janë jashtëzakonisht te zgjerueshme dhe mund te bëhen 4-5 here me te mëdha se gjatësia e trupit. Pasi te jene zgjeruar plotesisht, lëvizin ngadalë përreth duke pritur qe te kontaktojnë me një pre te përshtatshme. Pas kontaktit, neomatocitet ne tentakula sulmoje prenë dhe vete tentakula mbështillet rreth prese. Ne me pak se 30 sekonda, pjesa me e madhe e tentakulave te tjera do te jene bashkuar tashme për ta mposhtur se bashku prene e kapur. Ne me pak se 2 minuta tentakulat do ta kenë rrethuar prene dhe do ta kenë transportuar drejt hapje se gojës. Ne me pak se 10 min preja do te jete e mbyllur ne zgavren e trupit dhe do te filloje tretja. Hidra është e afte te zgjeroje mjaft muret e trupit te saj ne mënyre qe te trese kafshe sa dyfishi i permasave se saj. Pas dy ose tre ditësh, pjesët e patretshme te prese do te nxirren jashtë npm kontaktit me hapjen e gojës.

Mënyra e ushqimit te hidrës tregon sofistikimin e asaj qe duket sikur është një sistem i thjeshte nervor.

Te gjitha llojet e hidrave gjenden ne marrëdhënie reciproke me lloje të ndryshme të algave njëqelizore.

Hidra siguron mbrojtje nga grabitqarët e algave, dhe, si shpërblim, produkte potosintetike nga algat janë të dobishme si një burim ushqimi për hidrat.