Hidrocentrali i Dikancë – Dragash Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
caption here
Add caption here
Add caption here
Add caption here
Add caption here
Add caption here
Add caption here

Hidrocentrali I Dikances – Dragash Kosovës është i ndërtuar në vitin 1957Malet e Sharrit në një lartësi mbidetare afro 1500 m. Ky hidrocentral ka qënë në funksion deri në vitin 2001 dhe ishte në pronësi të korporatës energjetike të Kosovës. Pas një ndërprerje afro 9 vjeçare hidrocentrali kthehet në punë në pronësi të Frigo Food Energy Invest. Nga janari i vitit 2010. Gjendja e tanishme :

Hidrocentrali punon me dy gjenerator me kapacitet maksimal prej 950 KWh energji elektrike në një periudhë 10 mujore, ndërsa në periodën e thatësirave zvogëlon kapacitetin e prodhimit. Gjeneratorët janë të prodhuesit Rade Konqar prodhim i vitit 1975, ndërsa rregullatori i rrymës i llojit Litostroj.

Sistemi i furnizimit me ujë bëhet nga Lumi i Brodit me një kanal të ndërtuar me një gjatësi 925 m dhe me një rezervuar akumulues me diametër 7,0 m dhe thellësi prej 7,0 m (kapacitet 270 m³). Ramja e ujit nga rezervuari deri në turbinë bëhet me gyp të diametrit prej 70 cm në një lartësi prej 115 m.

Në këtë hidrocentral për momentin janë të punësuar 9 persona. Gjithashtu ka filluar edhe ndërrimi i gjeneratorit të tret me një teknologji më të avancuar dhe me një kapacitet më të madh. Personat kontaktues në vendin e ngjarjes : Nazyf Bojaxhiu dhe Visar Ibrahimi.

Shiko gjithashtu[redakto | përpunoni burim]