Hija e Ariut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky material duhet bartur te Wiki-Libra


…Të kërkosh nga vetja, me të gjitha mënyrat s’është mëkat. Dikur, babai i kishte folur për Hijen a Ariut. Ka hije të rëndë Ariu, të madhe, lemeritëse, shtypëse. Gjithsesi, kur ndodhesh përpara Ariut, duhet të jesh i përgatitur mirë qysh më parë. Dy qenie për jetë a vdekje janë përballë njëra-tjetrës. Ulërima a Ariut është e frikshme. Përpiqet të të shqyejë , të të bëjë copa-copa. Ndërsa ti, kur të hapësh pikën maksimale të klithmës, duhet të fillosh të ulurish më shumë se Ariu. Atëherë ndodh habia: Ariu tkurret, mblidhet, shtrihet para këmbëve të tua dhe i pushon zemra. Kjo e fundit ndodh një në njëmijë, por ndodh...