Hija e Mallkuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hija e mallkuar roman me Autor Thanas Medi. I cili ka arritur t’i japë lexuesit një roman që merr temën nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi, përplasja me racizmin, integrimi dhe asimilimi i tyre, dhe mbi të gjitha çmimi i lart me të cilin paguajnë përpjekjen për të qenë njerëz normalë Personazhi kryesor, një emigrant shqiptar nga Jugu, që dashurohet me vajzën e një greku racist, që ka djegur shqiptarë dhe që me dramën e tij bën të bukur dhe dinjitoze fuqinë me të cilën shqiptarët përballojnë problemet e një shoqërie në krizë nga dhjetëra sëmundje prej të cilat është prekur shoqëria greke.


Stratigoin, nuk e mundonte aq blerja e një koteci, sa ç’e mundonte ideja se ata po nguleshin. Po nguleshin, kur ai donte të shkuleshin. Po afroheshin, kur ai donte të largoheshin. Po ngjiteshin, kur ai donte të shqiteshin. Po vinin, kur ai donte të iknin. Ata, pas një brezi, do bëheshin grekë, si ai. Dhe ai, po pas një brezi, do bëhej allvanos, si ata. Kjo donte të thoshte, se ai s’kishte qenë grek ndonjëherë dhe mund të ishte allvanozi më grek nga ai. Kjo kishte kuptimin se, të ishe grek, ishte një kotësi. Kotësia e të qenit grek, i mbiu në bark si gjellë e prishur dhe si kumbim i zi. Dukej si të kishte kuptuar në një çast të vetëm, atë që s’kish kuptuar shumë kohë më parë, ata nuk erdhën për të ikur shpejt, ata erdhën për të ndenjur gjatë...