Jump to content

Hipoteza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pjesa e normës e cila përshkruan kushte apo fakte që duhet të ekzistojnë që të mund të aplikohet rregulla e caktuar quhet Hipoteze (supozim). Hipoteza nuk është norme, nuk është rregull por përshkrim i gjendjes faktike që të mund të aplikohet dispozicioni.

Dallojmë hitesen e dispozicionit dhe sanksionit. Hipoteza e Dispozicionit nënkupton përshkrimin e kushteve apo fakteve që të mund të aplikohet rregulla e caktuar. Psh : te gjithë që kanë pasuri duhet të paguajnë tatim, fjalët "të gjithë që kanë pasuri" paraqesin supozimin e dispozicionit.

Hipoteza e Sanksionit - Paraqet përshkrimin e shkeljes së dispozicionit dmth përshkruan mënyrën se si shkelet rregulla e caktuar. Psh : Kush vjedh-dënohet, fjalët "kush vjedh" paraqesin supozimin e sanksionit.