Jump to content

Histori e Shqipërisë 1912-2000 (Valentina Duka)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Histori e Shqipërisë 1912-2000 me Autore: Valentina Duka. Shtëpia botuese: Kristalina-KH. Viti i botimit 2007. Faqet e librit 534. ISBN 978-99956-650-1-2

Për çdo historian që ndërmendëson të shkruajë për një çështje të caktuar, është krejt e natyrshme dhe e domosdoshme të konstatojë pikësëpari ç`thotë për atë çështje letërsia historiografike pararendëse.

Nga konsultimi i një varg punimesh që trajtojnë historinë ne periudhës në fjalë ose aspekte të veçanta të saj, të botuara në kohë të ndryshme, pavarësisht nga këndvështrimet e drejta apo të gabuara të hartuesve të tyre, të huaj apo vendas, kam përftuar të dhëna me interes që lidhen me objektin e këtij teksti. U shpreh mirënjohje të thellë studiuesve, kujtimshkruesve dhe relatorëve të periudhës 1912-2000, sepse puna e tyre e vyer më ka shërbyer për përgatitijen e këtij teksti mësimor.

Ky tekst synon të rindërtojë shkencërisht një imazh të saktë e bindës në aspektet ekonomike, shoqërore, kulturore dhe fetare të Shqipërisë për periudhën 1912-2000. Pavarësisht nga arritjet e shënuara në këtë drejtim, jemi të vetëdijshëm që çështjet që lidhen me historinë e Shqipërisë të kësaj periudhe, nuk mund të shtjelloheshin kurrsesi të gjitha në mënyrë shteruese.