Jump to content

Historia e letërsisë shqipe (1959 - 1964)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia e letërsisë shqipe (1959 - 1964) vepër përgjithësuese, botuar në katër vëllime nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë i UT, nën redaktimin e Dh. S. Shuteriqit, K. Bihikut e M. Domit. Në të, në mënyrë tërësore, jepet rruga e zhvillim.it të letërsisë shqiptare që nga fillimet e deri në fund të viteve 50, analizohet krijimtaria e shkrimtarëve të epokave të ndryshme dhe roli i tyre në pasurimin e mbarë letërsisë shqiptare, karakterizohen tiparet thelbësore të zhvillimit të saj. Në H. e L.Sh. për herë të parë u zbatua një periodizim i drejtë, i argumentuar shkencërisht, i procesit historiko-letrar. Vëllimi I ka për objekt folklorin dhe letërsinë e vjetër (shek. XVI-XVIII) Në pjesën I të vëllimit, analiza është përqendruar në gjinitë dhe llojet kryesore të krijimtarisë poetike popullore, kurse në pjesën II në veprën e humanistëve shqiptarë, të autorëve të shek.XVI-XVII dhe në krijimtarinë e rrymës së bejtexhinjva. Vëllimi II i kushtohet letërsisë së Rilindjes Kombëtare; hidhet dritë mbi veçoritë e formimit të letërsisë kombëtare, mbi tiparet e romantizmit dhe shfaqjen e realizmit etj. Në mënyrë të hollësishme shqyrtohet krijimtaria e shkrimtareve më të shquar të kësaj periudhe. Dy vëllimet e fundit u botuan në formë dispense. Në vëllimin III (1968) paraqitet letërsia në vitet 1912-1939, forcimi i mëtejshëm i saj në pozitat e realizmit dhe të frymës demokratike. Krijimtaria e përfaqësuesve më të shquar vështrohet në kapituj të veçantë. Tabloja e zhvillimit të letërsisë së realizmit socialist nga koha e Luftës ANÇ e deri në fund të viteve 50 jepet në vëllimin IV (1964), të ndërtuar sipas parimit gjinor-tematik; në këtë vëllim analizohen arritjet më të rëndësishme të letërsisë, veçoritë e saj kryesore, si letërsi e tipit të ri, karakterizohen etapat kryesore nëpër të cilat ajo ka kaluar, dhe gjinitë e llojet letrare etj.