Jump to content

Historiku i Kompjuterëve

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
                                 ===Historiku i kompjuterëve===

Kompjuteri i parë është prodhuar në SHBA gjegjësisht në Univerzitetin e Pensilvanisë.

Ky projekt filloi në vitin 1943 ndërsa përfundimi i tij u arrit në vitin 1946, ndërsa ky u përdor gjerë në vitin 1955. Kompjuteri i parë u emërtua ENIAC(Electronic Numerical Integrator and Computer), ky u përdor kryesisht për llogaritje matematikore.Disa karakteristika të ENIAC-ut ishin : Punonte me numra decimal (jo binarë), kishte 20 akumulator me nga 10 shifra, programimi ishte manual me anën e ndërprerësve,u ndërtua me gypa katodik ku kishte gjithsej 18 000 gypa,peshonte 30 ton ,përfshinte nje hapësirë prej 1 400 metra katrorë , hargjonte energji 140 kW dhe kryente rreth 5 000 operacione te mbledhjes në sekondë, qka për atë kohë nuk ishte pak.Pas ENIAC u predhua edhe ENIAC 2 , ky ishte me i shpejtë dhe me më shumë memorie. Duhet cekur se nje rol te rëndësishëm në historikun e kompjuterëve ka luajtur Von Neumann. Ky ishte i pari qe dha konceptin e mbrendshëm te kompjuterit , ku ne këtë parim prodhohen edhe kopjuterët e sotëm.Ky propozoi që programimi i të dhënave të ruhen në memorien kryesore,njësia aritmetiko-logjike të operoj me të dhëna binare ,njësia kontrolluese interpreton instruksionet e vendosura në memorie dhe i ekzekuton, si dhe paisjet hyrëse dalëse duhet të udhëhiqen nga njësia kontrolluese. Një zbulim shumë të madhë në avancimin e kompjuterëve e bëri Bell Labs e William Shockley në vitin 1947.Këta e zbuluan tranzistorin. Me zbulimin e tranzistorit u bë një përparim i madhë në elktronikën e kompjuterëve gjë që filloi të quhet si gjenerata e dytë e kopjuterëve, këta i zëvendësuan gypat katodik sepse ishin më të vegjël, më të lirë ,lironin më pak nxehtësi, prodhoheshin nga silikoni etj.

Nje zbulim tjetër ishte edhe përdorimi i qarqeve te integrara, ky zbulim shënon edhe lindjen e gjeneratës së tretë te kompjuterëve,ku në këtë qark integroheshin deri në 1 milion transistor. Qarku i integruar kishte për detyrë ti ruante te dhënat , ti procesonte ato , ti barte dhe ti kontrollonte ato të dhëna.Kjo gjenerat u quajt si Qarqet me integrim te ulët dhe mesëm.Pas kësaj gjenerate erdhen edhe dy gjenerat tjera ajo me integrim te lartë dhe me shkallë shumë të lartë. Kto gjenerata kishin perparësi ne shpejtësi e në memorie.


Referimet: Libri "Computer organization & Architecture" - William Stalling