Historiku i Vokopolës, fshati qytezë i Beratit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Historiku i Vokopolës, fshati qytezë i Beratit me autor: Lluka Heqimi. Botuesi: "ERIK". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 608.

Libri “Historiku i Vokopolës, fshati qytezë i Beratit” përshkruan jetën e këtij fshati që nga zanafilla dhe deri në ditët tona: jep të dhëna për fiset, gjenezën e tyre, pemën gjenealogjike të familjeve vokopolare, mjeshtëritë me të cilat janë marrë ato, doket, zakonet dhe gjithçka që i përket historisë dhe zhvillimit jetësor të kësaj qyteze.

Mjeshtëria e mbledhjes së ngjarjeve dhe të dhënave nga Prof. dr. Lluka Heqimi është e madhe dhe na jep të gjallë historinë e Vokopolës, një prej qytezave më në zë të Beratit. Vokopola e njerëzve mikpritës, e burrave trima, fshatit qytezë ku u ngrit Flamuri Kombëtar për gjithë nahijen e Beratit, nga Kostandin Gjorga më 30 nëntor 1912. Një libër nga i cili do të merrni një informacion të vërtetë dhe shumë të pasur në lidhje me këtë qytezë.