Historiku i gjuhes letrare shqipe
Historiku i gjuhës letrar shqipe. Po qe se e ndjekim fillin dhe zhvillimin e kulturës së një populli, posaçërisht formimin e gjuhës së tij letrare, do te shohim se bazën e asaj gjuhe do të gjejmë në gjuhën popullore, siç do t'ia gjejmë edhe shqipes. Mirëpo, rruga e fati i zanafillës dhe i zhvillimit të gjuhës sonë në përgjithësi, si dhe i gjuhës letrare të saj në veçanti, ndonëse shekuj me radhë nën zgjedhën e robërive të njëpasnjëshme, ka pasur një ecuri të veçantë. Gjuha popullore shqipe, pasardhësja e lirishtes, ndonëse mjaft e ngarkuar me huazime të shumta nga gjuhët me të cilat, ku më shumë e ku më pak, ishte në kontakt gjatë shekujve, u bë bazë e gjuhës letrare. Me të populli ynë gjatë shekujve ka ruajtur individualitetin dhe identitetin e tij kombëtar; me anë të saj ka krijuar vepra të ndryshme artistike gojore të shkruara.
Shkrimet në gjuhën tonë kanë një traditë të gjatë. Kështu, për sa dihet gjer më sot, në shekullin XVI shkruan vepra: Gj. Buzuku (1555) e L. Matrënga (1592) e më vonë vijojnë P.Budi, F. Bardhi, P.Bogdadni T. Kavalioti etj. Këto vepra, me gjuhën e tyre, dëshmojnë për faktin se gjuha jonë tanimë kishte përvijuar mjaft qartë një strukturë dialekto-territoriale, që është tipike për kushtet e feudalizmit dhe që përbën fazën e dytë në procesin e evolucionit të dialekteve. Këto janë përpjektjet e përgjithësimit në shkallë të një grupi të folmesh a nëndialekti. Kështu monumentet e njohura të shqipes të shekujve XVI-XVIII, që u shpëtuan rrebesheve të kohës, e që nuk janë me siguri të parat e gjuhës sonë, i takojnë periudhës PARAKOMBËTARE të gjuhës letrare shqipe. Këtë e përcaktojnë sa tiparet gjuhës aq edhe funksionet shoqërore të saj, meqenëse në të mbizotëronte funksioni fetar.
Hapi i parë i kalimit nga faza para e gjuhës letrare në fazën kombëtare mund të merret ,,Evetari i Naum Bredhit-Veqilharxhit, i gjysmës së parë të shekullit XIX, e posaçërisht viti 1860, kur K.Kristoforidhi shkruan në të dialektet e shqipes, duke bërë kështu hapin e parë e vendimtar për afrimin dhe më vonë njësimin e tyre.
Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe mund të periodizohej si vijon:
- I. Periudha parakombëtare e gjuhës letrare shqipe (shek. XV,XVI-1860);.
- II.Periudha kombëtare e gjuhës letrare shqipe (1860 e gjer më sot, e cila pastaj mund të ndahet në tri etapa:
- a) prej 1860 gjer në shaplljen e Pavarësisë Kombëtare- 1912 (1860-1912);
- b) prej 1912 gjer në çlirimin e vendit- 1944 (1912-1944) dhe
- c) prej çlirimit (1944) gjer më sot.
Etapa e parë e gjuhës letrare kombëtare karakterizohët me qëllime përparimtare të Rilindjes Kombëtare, me përpjekje që të krijohët një gjuhë e pergjithësuar, e njësuar, kështu që shkrimet shqipe t'i shërbenin ,,të ndriturit të kombit,,,të ngjallurit e gjuhës shqipe e të bashkuarit të dialekteve të saj. Këtë farë të mbarë të gjuhës e mbollën rilindasit tanë siç vepruan edhe ndër serbët e kroatët V.Karaxhiçi, te rumunët G. Lzeri, te bullgarët P. Beroni, te grekët Andomanitosi etj.
Gjatë kësaj etape u bënë perpjektje të mëdha për pasurimin e gjuhës nga huazimet e shumta si dhe për pasurimin e lëvrimin e saj. Po ashtu pas shumë përpjekkjesh, u përcaktua alfabeti unik për këte gjuhë në Kongresin historik të Manastirit (Kongresi i Alfabetit-1908). Brenda kësaj kohe u hartuan edhe disa gramatika të gjuhës shqipe përpos disa te huajave, edhe nga autorët shqiptarë: Dh.Kamarda (në italishte), Zef De Rada, biri i De Radës (në të vërtetë vetë Jeronim De Rada (në italishte), K.Kristoforidhi (në greqishte), S.Frashëri (në gjuhën shqipe), Pashko Vasa (në frengjishte) etj.; K.Kristoforidhi hartoi edhe Fjalorin shqip-greqisht me karakter jodiktator (u botua më 1904 me alfabet grek dhe pastaj u përpunua, u përshtat me alfabet shqip dhe u ribotua më 1961 nga prof.A.Xhuvani e më vonë u ribotua edhe këtu ndër ne), që tok me Fjalorin e ri(shqip) të Shoqërisë ,,Bashkimi (1908) u bënë mbështetje e fortë për zhvillimin e mëtejmë të gjuhës letrare shqipe.
Etapa e dytë gjuha jonë letrare zë të zhvillohët e të pasurohet tani brenda shtetit të pavarur shqiptar (1912-1939). Ajo tashmë zë të bëhet armë e forcimit dhe zhvillimit të shtetit shqiptar, bën një hap të madh përpara, donëse me shumë peripeci e pengesa, meqë shteti ishte në duart e fedoborgjezëve. Forcat përparimtare intelektuale bënë përpjekje e punë të mëdha në këtë drejtim: Formuan Komisinë Letrare të Shkodrës (1916), mbajtën Kongresin e arsimtarëve të Lushnjës (1920). Në këtë menyrë përpjekje gjithnjë e më të mëdha pë zgjedhjen e çështjës së gjuhës letrare - për lëvrimin, pasurimin dhe njësimin e saj. Procesin e formimit, të njësimit, të shqipes letrare e pengoi edhe pushtimi i okupatorëve italianë e gjermanë.
Etapa e tretë dhe përfundimtare e njësimit të gjuhës letrare shqipe dhe të drejtshkrimit të saj zë fill me çlirimin nga regjimet antipopullore e posaçërisht nga okupimi italiano-gjerman, atëherë kur populli punonjës e merr pushtetin dhe mjetet e prodhimit në duart e veta.
Tani, me gjithë kushtet e vështira e të pasluftës, fillojnë të krijohen kushte të reja, të lira, pa pengesa, për njësimin e gjuhës letrare dhe të drjtshkrimit të saj. Revolucioni popullor, sistemi socialist, me pëermbysjen e së vjetrës antikombëtare, dhe me ndryshimin rrënjësor të mardhënieve ekonomike-shoqërore, hapin shtigje e perspektiva të reja në të gjitha fushat e jetës. Në të gjitha skuatat e vendit hapen edhe institute, shkolla të larta pedagohjike, në vijim të kohës edhe fakultete Univerziteti, e në fund edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve. Veprimataria botuese dita-ditës merr hov të madh. Botohen libra të ndryshëm. Posaçërisht zhvillohet letërnisja , madje në të gjitha gjinitë e saj. Shtypi dhe revistat shtohen me të madhe dhe të gjitha këto luajnë rol të madh në bashkëshkrirjen e dy varianteve dialektore, të gegërishtes e të toskërishtës. Këtë proces pozitiv të afrimit dhe të njësimit të gjuhës letrare e ndihmon jashtëzakonisht shumë edhe radio e më vonë edhe televizioni.
Kjo dinamikë e madhe e zhvillimit të popullit tonë në të gjitha sferat e jetës bëri që procesi i konvergjencës (i bashkëveprimit) të të dy varianteve letrare, të të dy dialekteve, të shpejtohet, për të cilën gjë mbahen konferenca e konsullta gjuhëtarësh, letrarësh e dashamirësh të gjuhës së shkruar shqipe për afrimin e më në fund edhe për njësimin e gjuhës e të drejtshkrimit. Të gjitha këto arritje të mëdha më në fund u kurorëzuan me vendimet e Kongresit të Drejtëshkrimit, të mbajtur në Tiranë 1972.
Drejtshkrimi i njësuar i sanksionoi trajtat normative dhe e ngriti gjuhën shqipe në nivelin e gjuhëve të tjera të zhvilluara letrare. Kështu edhe shqiptarët u bëne me një gjuhë dhe drejtshkrim të njësuar letrat siç vepruan shumë më heret edhe popujt e tjerë të kulturuar.
Në fund, tashmë dihet se shqiptarët kanë gjuhën e njësuar letrare kombëtare. Gjithashtu është e qartë se kjo gjuhë tani ka krijuar një sistem të vetin, që i takon një shkalle më të lartë se ish-variantet letrare dhe dialektet. Gjuha e sotme letrare shqipe nuk përputhet me sistemin e këtij ose atij varianti letrar të mëparshëm, as nuk përfaqson një shkrirje mekanike të varianteve letrare, por është një sitezë e re organike e elementeve të gjuhës shqipe e krijuar historikisht nga zhvillimi i saj dhe mbështet në gjuhën popullore. Prandaj, kjo gjuhë është e lehtë për t'u mësuar dhe për t'u përdorur naga të gjithë. Më në fund këtë po e dëshmon praktika, përdorimi i saj pa vështirësi të mëdha në të gjitha shkallët e arsimit dhe në të gjitha fushat e jetës kulturore, politike e shoqërore si dhe në të gjitha mjetet e informimit. Po, pa vështirësi të vogla ose të mëdha nuk është asnjë gjuhë letrare e asnjë populli.
Gjuha letrare shqipe, të cilën ndryshe e quajmë edhe standarde, është gjuhë e normuar, e organizuar në nivelin më të lartë e me mundësi jashtëzakonisht të mëdha të përgjithsimit gjuhësor, Ajo s'ka variante dhe nuk njeh kufij dialektorë apo të folmesh. Është gjuhë që kuptohet më lehtë nga të gjithë dhe në të gjitha nivelet shoqërore e në të gjitha viset ku flitet. Kjo është, me një fjalë gjuhë e të shkolluarve, gjuhë e gjithë shqiptarëve.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamërisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në botë, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Palermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.[1]