Jump to content

Hititët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hitasit)
Mbretëria e hititëve (në të kuqe) në kulminaconin e fuqisë në vitin 1290 para erës së re kufizohet me mbretërinë egjiptiane (ngjyra e gjelbërt)

Hititët ishin një popull i lashtë i Anadollit. Gjuha e tyre hitite (Neshili, nesite) i përkiste familjes së gjuhëve indoevropiane.

Populli hitit formoi mbretërinë në Anadoll me kryeqendrën qytetin Hattusa, në mijëvjeçarin e dytë para erës së re.

Mbretëria e Hititëve, në kulmin e fuqisë së saj zotëronte Anadollin qëndrore, pjesën veriperëndimore të Sirisë, dhe një pjesë të Mesopotamisë. Kjo mbretëri ekzistoi nga viti 1680 deri në vitin 1180 para erës së re. Pas vitit 1180 shteti i hititëve u nda në disa shtete të vogla, disa prej të cilëve ekzistuan deri në vitin 700 para erës së re.