Jump to content

Mbretëria e Hititëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hititët ishin popull i lashtë i Anadollit që themeluan një perandori të përqëndruar në Hatusa në Anadollinë qendrore rreth 1600. Perandoria arriti kulmin e saj rreth 1550 nën sundimin e mbretit Suppiluliuma I, kur ajo rrethoi një sipërfaqe që përfshinte shumicën e Azisë së vogël si dhe Levantin verior dhe Mesopotaminë e Lartë. Pas rreth 1180, perandoria mori fund dhe u nda në shtetet-qytetërore hitase, disa nga ata përjetuan gjer në shek. VIII. Gjuha hitite ishte dega anadollase më e lashtë e gjuhëve indo-evropeane. Në kulmin e saj perandoria hitite ishte fuqi e madhe krahas perandorive egjiptiane ose asiriane. Për të vulosur një traktat paqeje me Egjiptin, faraoni Raamses II u martua me një princeshë hitite më 1274. Luftëtarët hitasë ishin të njohur për koçitë e tyre të luftës si dhe për kuajt e tyre.