Kërceni tek përmbajtja

Honolulu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Honolulu
Honolulu
Qytet
Flag of Honolulu
Official seal of Honolulu
Map
Popullata
 • Total
(2.010) 337,256
Faqja Zyrtarewww.honolulu.gov
Vendodhja e Honolulut në Havai


Honolulu është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit HawaiiShteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është një qytet që bën pjesë në qarkun Honolulu në ishullin Oahu. Qyteti është porta kryesore për në Hawaii dhe një port i madh i Shteteve të Bashkuara. Qyteti është gjithashtu një qendër e rëndësishme për biznesin ndërkombëtar, mbrojtjen ushtarake, si dhe mirëpritës i madh me varietete të ndryshme të kulturës, kuzhinës dhe traditave të Perëndimit lindor dhe të Paqësorit.

Honolulu do të thotë "port i mbrojtur" ose "port i qetë". Emri i vjetër është Kou, një zonë që rrethon afërsisht zonën nga Nuuanu Avenue në Alakea Street dhe nga Hotel Street në Queen Street i cili është zemra e qarkut të sotëm në qendër të qytetit. Qyteti ka qenë kryeqyteti i Ishujve Havai që nga viti 1845 dhe fitoi njohje historike pas sulmit në Pearl Harbor nga Japonia më 7 dhjetor 1941.

Barack Obama, Presidenti i 44-të i SHBA-së, është vendas i qytetit.