Hormoni tireotrop
Appearance
Hormoni tiretrop (tireotropina, tireostimulina) krijohet në hipofizë, kurse stimulon sekretim të gjëndrave të tjera endokrine. Sipas strukturës kimike është proteid (proteinë e përbërë), i cili si grup proetetik e ka ndonjë sheqer, prandaj bën pjesë në glikoproteide. Nëse ky hormon futet në organizëm për os, atëherë kemi inaktivizimin e aktivitetit të tij, sepse zbërthehet nën veprimin e enzimeve proteolitike.
Tireotropina e stimulon funksionin e gjëndës tiroide. Prandaj, funksioni normal i saj është i lidhur ngushtë me krijimin dhe sekretimin e tirotropinës në hipofizë. Kjo është vrejtur kur është hequr hipofiza nga organizmi, sepse atëherë bëhet zvogëlimi i tiroidesë dhe rënia e sasisë së tiroksinës 50 % pas 4 ditësh.