Hoteshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hoteshi
Noimage.png

Hoteshi është një fshat në Shqipëri...

Pozicioni Gjeografik..

Fshati Hotesh ndodhet në hyrje të komunes Luzni.Në pjesën më jugore të komunës.

Ai kufizohet nga fshatrat e tjerë të komunës Luzni siç janë : Katundi i Ri që ndodhet në pjesën veriore,si kufij natyror për ndarjen e këtyre fshatrave shërben "Gurra e Hoteshit". Në pjesën perëndimore kufizohet nga "Lishani i Poshtëm" dhe ky fshat i komunës Luzni. Si kufij ndarës shërbejnë fushat e "Çenzës" . Në pjesën lindore dhe verilindore kufizohet nga një pjesë e rrjedhjes së lumit Drin i Zi , që gjithashtu e ndan nga fshati i "Selanes"në pjesën lindore... Ndërsa në pjesën jugore ndodhet në kufirin verior komunës së Maqëllares. Si kufi ndarës shërbejnë malet e "lagavisha" dhe rrjedhja e poshtme e "Gjurrës së Mazhicës.

== Demografia == Hoteshi ka nje lartesi detare 400-500 metra mbi nivelin e detit.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fsahti Hotesh ,ndodhet në qarkun e Dibrës dhe ekzaktësisht në Komunën e Luznisë . Nga pikëpamja e përghithshme është një fshat i vogël dhe i bukur. Ashtu si çdo fshat në Dibër , ekonomia është kryesisht bujqësore dhe  blektorale.Gjithashtu ka dhe burime pyjore të cilat përdoren nga banorët e fshatit për nevojat jetësore për zjarr.Hoteshi ka njê lartesi detare 400-500 metra mbi nivelin e detit

Pak histori

Historikun për fshatin tim që më rriti dhe edukoi deri në moshën 19 vjeçare, po e filloj me disa vargje të të madhit, Robert Bërns. Poeti më i madh i kohrave, i paharruari e i pazëvendësueshëmi nga një fshat i Skocisë, i vinte mirë të lëronte tokat dhe nuk kishte turp të mburrej me këtë punë, që dikjut mund t’i duket tepër e rëndomtë. Robert Bërns ishte krenar për përkatësinë dhe origjinën e tij nga fshati. Talenti i tij bëri që emri i tij të udhëtonte gojë më gojë dhe bujtina, madje edhe nëpër shtëpitë e sallonet aristrokrate duke thënë: "Doli një poet fshatar, plugar me një zë të fuqishëm e të vërtet! ". Bashkëkohësit e tij kanë shkruajtur: "Argatët dhe shërbyesit e fermave paratë e fituara me shumë djersë shpeshherë i shpenzonin vetëm për të blerë librin e Bërns-it." Robi siç e thërrisnin me përkëdhelje e kishte për nder që njerëzit e quanin, bir të fshatarit, të plugarit dhe të fermerit të ndershëm. Ai shkruan: Fermer i ndershëm ish im atë, Të merrte gjak në vetull, Dhe nga pasardhësit e ngratë Kërkonte djersë e rregull. S’jetonte dot pa punë e nder, Megjithëse ish i varfër: Të jesh pa nder, më mirë tmerr, Më mirë fli mbi hasër! Ai s’më la plëng e çiflik, Më rriti çun të mirë, Nuk desha të isha pasanik, I madh kisha dëshirë. S’kam qenë i humbur pa talent, Kam pasur pakëz shkollë, Mendova vetes t’i hap shteg, Të bëhëm mendjehollë! Për fatin tim dhe të gjithë të tjerëve që janë bërë të dobishëm për shoqërinë në fusha të ndryshme të jetës me origjinë nga fshati janë vargjet më të gjetura që Robi i madh i ka shkruar në vitet e jetës së tij në Britaninë e Madhe.

Shih dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]



Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]