Html ngjyrat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Html ngjyrat janë vegla informatike të cilat përbrenda gjuhës Html shërbejnë për të dizajnuar fletën e paraqitur.

Ngjyrat në Html merren si atribute (mbiemra) të urdhëresae, çka d.m.th ato përdoren për t´i japur veti të veçanta urdhëresës së përdorur që në gjuhën Html thirren Tag.

Si veti në fletë ato mund të na paraqiten në dy trajta, si veti trupit grafik ose sipërfaqes në të cilën është paraqitur trupi grafik. Shënimi për sipërfaqen nga progamerët shqiptar thiret boja ndërsa shënimi në gjuhën Html është bgcolor (ang.: Backgroung color), ndërsa për ngjyren e trupit ngjyra në Html vlenë color.

Ngjyrosja e një trupi grafik në Html bëhet përbrenda trupit. P.sh trupi i përbërë nga shkronjat që krijohet me sinjalizuesin <p> dhe mbyllet me përmbyllësin </p> ngjyroset duke futur përbrenda fushës së përkufizimit të trupave d.m.th përbrenda kllapave shigjetë të snjalizuesit p.sh.: <p color="#000000">, ku #000000 është një shifër e përbër nga tre numra heksadecimal XX YY dhe ZZ.

Për qëllim të krijmeve të efekteve të ndryshme vizuale kjo shifër e përbërë mund të shkruhet si variabël ku XX është sasia e ngjyrës së kuqe (kanata e kuqe), YY e ngjrës së gjelbërt dhe ZZ e së kaltërtës. Varsisht nga "sasia" e përzieres fitohen ngjyra të ndryshme.

Kodet e ngjyrave[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Html kodet e ngjyrave

Metod tjeter për shënimin e ngjyrave janë edhe disa fjalë angleze për ngjyrat, të cilat janë të përkufizuara ërbrenda gjuhës Html. Fjalë të tila janë wihte- e bardha; yellow - e verdha; black - e zeza etj.

Pasi që numri i gjyrave që mund të fitohet nga kjo shifër është tejet i madhë programuesit krjojnë vegla informatike të quajtura kuti - kutia të ngjyrave në të cilat bëhet një përzgjedhje e ngjyrave. Përzjedhja e ngjyrave bëhet nga tabelat e ngjyrave si p.sh. kombinimet e mundëshme nga Html ngjyrat Y000XX (kombimi i të zezës në të kalërtën që tansformohen ngadal kombinim të kuqes me pemben), 00Y0XX, Y0FFXX, FFY0XX , XXY000, XX00Y0, XXY0FF, XXFFY0, Y0XX00, 00XXY0, Y0XXFF, FFXXY0 dhe Y0Y0Y0.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Të gjithë ngjyrat e HTML-it