Jump to content

Hurrianët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hurrianët ishin një popull i epokës së bronxit në Lindjen e Afërt. Ata banonin në Anadollinë dhe në Mesopotaminë veriore. Kryeqyteti i tyre ishte Urkesh. Kombi më i madh hurian ishte mbretëria shumë-etnike e Mitanisë, ku mitanasit formonin një shtresë të lartë që dominonte hurrianët. Popullsia e perandorisë hitase përbëhej nga një popullsi e madhe hurrianësh, dhe hurrianët ndikuan tek mitologjia hitase. Nga epoka e broncit të hershme hurrianët u asimiluan me popujt e tjerë me përjashtim të Urartut. Disa ekspertë mendojnë se gjuhët hurriane dhe urartase janë të afërta me gjuhët e Kaukazit verior, kurse armenasët janë një përzierje hurianesh dhe urartasesh.

Nga shek. XXI gjer në shek. XVIII, Asiria kontrollonte kolonitë në Anadolli, dhe hurrianët adoptuan shkrimin kuneiform akadian. Tekstet në gjuhën hurriane u gjetën në Hatusa. Letra më e gjatë e letrave të Amarnës janë shkruar në gjuhën hurriane: bëhet fjalë për një letër që shkroi mbreti Tushratta i Mitanisë drejtuar faraonit Amenhotep III. Emrat hurianë u gjetën në krahinën e Kurkukut. Hurrianët ishin të njohur për kuajt e tyre.