Hyrje
Appearance
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]PJESA E KATËRT ELEKTROSTATIKA KAPITULLI XIV FENOMENET KRYESORE ELEKTROSTATIKE[7]
$ 115. Hyrje. Në shekullin VII përpra erës sonë filozofi grek Thales i Miletit ka përshkruar aftësinë e qelibarit -- të shënuar nga endësit -- që duke u fërkuar me lëndën e leshit tërheq disa objekte të lehta. Ky zbulim është zgjeruar vetëm pas 2000 e sa vitesh në vitin 1600 nga mjeku englez Gilbert, që gjeti se një veti analoge fiton qelqi dhe shumë lëndë të tjera në qoftë se ato fërkohen me mëndafsh. Trupat që kthehen në një gjendje të tillë janë quajtur trupa të elektrizuar, ose fjalë për fjalë <<trupa të qelibarizuar>>, me qenë se greqisht <<elektron>> do të thotë qelibar. Gjatë pothuaj dy shekujve deri në fund të shekullit XVIII-studimi i elektrizimit të trupave është zhvilluar ngadalë dhe është bërë kryesisht i veçuar nga studimi i fenomeneve të tjerë të natyrës. Studimi i elektrizimit ishte kufizuar kryesisht në kthimin e trupave në gjendjen e elektrizuar me anën e fërkimit dhe studimin e forcave të veprimit reciprok në mes të tyre. Kjo degë e studimit të elektricitetit, më vonë është quajtur elektrostatikë. Në vitin 1789 Galvani ka zbuluar efektin fiziologjik të rrymës. Duke i kapur me shufër të bakrit nervat lombale të bretkocës porsa të operuar, dhe duke e varur atë në parmakun e hekurit të ballkonit ai shënoi që çdo herë kur parmaku ishte në kontakt me muskulat e bretkocës muskulat tkurreshin. Me gjithëse në atë kohë ishte e njohur se tkurrja e muskujve shkaktohej nga shkarkimi nëpër ato të trupave të elektrizuar, megjithatë për një gjatë nuk është caktuar uniteti i fenomeneve elektrike dhe ishte pranuar të bëhet dallimi ndërmjet <<elektricitetit galvanik>> dhe elektricitetit që nxirret me anën e fërkimit. Vetëm në fillim të shekullit XIX janë bërë shumë zbulime të mëdha, që kanë vënë në dukje një variete të jashtëzakonshme fenomenesh elektrike: janë studiuar kondidat e lindjes së rrymës elektrike, janë caktuar veprimi termik dhe magnetik i rrymës, është shpejguar roli i dielektrikëve etj. Gjysma e dytë e shekullit XIX është shënuar me zhvillimin e vrullshëm të mëtejshëm të studimit të elektricitetit. Si rezultat i punimeve të Faradejt dhe të Maksuellit është caktuar uniteti i fenomeneve elektromagnetike janë zbulluar valë elektromagnetike dhe është krijuar teoria elektromagnetike e dritës. Rëndësia parimore e zhvillimit të studimit të elektricitetit është shumë e madhe, nga njëra anë ajo ka bërë të qartë pamundësinë e të kthyerit të fenomeneve elektrike në fenomene mekanike, nga ana tjetër ka treguar lidhjen reciproke [8] të thellë të fenomeve elektrike në të gjithë proçeset fizike të tjera. Me këtë studim të elektricitetit ka bërë të mundur kalimin nga materializmi mekanistik në materializmin dialektik. Më në fund jo më pak të rëndësishme janë edhe aplikimet praktike të fenomeneve elektrike. Me zhvillimin e studimit të elektricitetit, një rol shumë të madh kanë krijuar dijetarët rusë. Në mesin e shekullit XVIII M.V. Lomonosov, që ka studjuar së bashku me G.V. Rihman fenomenet e stuhisë, ka arritur në përfundimin se elektrizimi i ajrit lind si rezultat i fërkimit në mes të rrymave që ngrihen lart. Por Lomonosovi në vitin 1753 ka dhënë mendimin që ishte përparimtar në kohën e tij, se elektriciteti është një lëvizje rrotulluese shumë e shpejtë e pjesëzave të eterit. Në vitin 1753 akademia e shkencave të Peterburgut ka shpallur konkursin botëror me temën <<Mbi natyrën e forcës elektrike>>. Në vitin 1755 ka marrë çmimin vepra e L. Eulerit, në të cilën veprimi reciprok i trupave të elektrizuar është shpjeguar me anën e tensioneve në eter. Akademiku i Peterburgut Epinus ka patur teorinë e njohur gjërësisht në kohën e tij, të një <<fluidi elektrik>> dhe për të parën herë ka zhvilluar teorinë matematike të fenomeneve elektrike dhe magntike të hekurit. Në vitin 1803 akademia V.V. Petrov ka zbuluar arkun elektrik dhe ka treguar mundësitë e aplikimit praktik të tij. V.V. Ptrov ka qenë një nga të parët që ka studiuar zbërthimin elektrolitik të lëngjeve gjatë kalimit të rrymës nëpër to. Në vitet 1830-1840, E.H.Lenc, antar aktiv i Akademisë së shkencave të Peterburgut dhe profesor i universitetit të Peterburgut, ka zbuluar ligjet e rëndësishme që caktojnë drejtimin e rrymës së induktuar dhe efektet termike të rrymës. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX A:G: Stoiletov ka dhënë metodën e studimit të vetive A.S.Popov ka çpikur radjotelegrafinë dhe disa vjet më vonë P.N. Lebedjev ka nxjerrur valët e elektromagnetike me gjatësi vale të rendit të milimetrit. Por në fillim të këtij shekulli profesori i universitetit të Moskës A.A. Elhenvald eksperimentalisht ka provuar se ngarkesat që lëvizin në mënyrë të ngjashme me rrymën shkaktojnë një fushë magnetike. Suksese shumë të mëdha në fushat e ndryshme të studimit mbi elektricitetin janë arritur nga shkencëtarët sovjetikë. Një rol të madh kanë luajtur çpikësit rusë në zhvillimin e elektroteknikës . B.S. Jakobi ka ndërtuar i pari elektromotorin dhe e ka përdorur atë për venien në lëvizje të një barke dhe të një vagoni; az ka zbuluar zbatimin praktik të elektrolizës (galvanoplastikën). P.N Jablloçkov ka çpikur arkun elektrik të parë praktikisht të përshtashëm për ndriçim dhe A.B. Lodigin, ka shpikur llampën elektrike të inkadeshencës. P.B. Jabllockov dhe L.F. Usagin për të parën herë kanë vënë në praktikë transformatorin elektrik, dhe M.O. Doilino-Dobrovski ka përdorur rrymën tri fazash. N.G. Sllavjanov dhe N.B. Benardos kanë çpikur saldaturën elektrike. Vëndi i madh që zën elektroteknika në industri, ka caktuar edhe rolin e madh që elektroteknika lot në bashkimin Sovjetik. Kjo rëndësi elektroteknike është nënvizuar në fjalët e famshme në V.I. Leninit: Komunizmi është pushteti sovjetik plus elektrifikimi i gjithë vendit. Konditat krejt të favorshme që janë krijuar pas Revolucionit të madh socialist të Tetorit, për zhvillimin e shkencës dhe teknikës kanë shpënë në ritme shumë të shpejta të elektrifikimit të vendit dhe në suksese të reja të mëdhaja në fushën e studimit të elektricitetit dhe të zbatimit praktik të fenomeneve elektrike. Plani i ndlrtimit të hidrostacioneve të rinj parashikon zbatimin në shkallë gjiganteske të burimeve ujore, për nxerjen e energjisë elektrike me kushtim të lirë dhe përdorimin e saj në të gjitha degët e ekonomisë.