Hyrje në Indoeuropianistikë
Appearance
Hyrje në Indoeuropianistikë, leksionet e Prishtinës është libër i shkruar nga Eqrem Çabej. Libri ka dhe CD të leksioneve të mbajtura nga dijetari i madh në vitet 1971-1973 në Prishtinë. Botim i vitit 2008, nga shtëpia botuese Çabej dhe ka 264 faqe.
Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leksione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar. Do thënë qysh në fillim se zbardhja e zërit të inçizuar ka meritën e madhe se shpëtoi nga bjerrja për fare të kësaj vepre.
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |