Jump to content

I humburi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"I humburi" roman me Autor Fatos Kongoli. Shtëpia botuese "Koha Ditore" Prishtinë, viti i botimit 2005. Faqet e librit 162.

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi. Ikje prej gjurmëve dhe shenjave që mund të rikujtonin tmerrin e sundimit totalitar kah një botë imagjinare e bollëkut dhe lumturisë. Në këtë roman janë fare të rralla fjalët që do të sygjeronin drejtpërsëdrejti kontekstin politik apo natyrën e regjimit politik brenda të cilit çojnë jetën personazhet. Autori arrin të vërë në pah, me mjete letrare, atë që shquan botën e personazheve të tij. Njeri nga këto mjete ka të bëjë me figurat e ndryshme të kafshës dhe lidhjet e tyre me trajtat e vdekjes që shpalosen në këtë roman.