I munduri i natës
I munduri i natës Gjinia: Poezi. Autori: Ardi Omeri. Shtëpia botuese: "Medaur". Faqet e librit 116. ISBN 978-99943-36-99-777
Fragmente nga libri
Lot i hidhur
Lotët e mia...
Si një libër i kripur...
Gjithçka në to mund të lexosh...!
Lotët e mia janë me shije...
Veç unë s'po di t'i shijoj...!
Loti im i kapërdirë qindra herë
Për të shtyrë vrerin në fyt...
Loti im i bërë gur...
Sot po më mbyt...!
Lot i hidhur që shpirtin helmon,
Si rrufeja qiellin e bukur...!
Lot i tejdukshëm si një engjëll në parajsë,
Që sheh ankth e zemrën e bërë plagë,
Del pa pyetur, vetvetiu...
Të shuajë shpirtin e bërë flakë...
Mjegulla e hirtë
Tymi i bardhë i duhanit...!
Nikotina mendjemarrëse...
Mbështjellë botën me tym,
Të shoh s'më lë...!
Të mendosh s'bëhet fjalë...!
Tymi, herë i zi e herë i bardhë,
Del nga mushkëritë si shok i ikur...!
Ngrihet lart...! I bardhë...!
Është i hirtë, gri...!
Mbi kokë vjen vërdallë...!
harroi që brenda në trup ishte...!
Harroi që ishte shok...!
Tymi, herë i bardhë e herë i zi...!
U ngrit lart...!
Jo më i zi, as i bardhë...!
Është i hirtë, u bë gri...!
I lodhur nga helmi i kapërcyer ndër vite.
Kush jam?
Zgjim në lartësinë e gjithhershme të origjinës
Që nuk pranon zhgënjim...
Qënie që turfullon e hidhet përpara
Me inat e dëshpërim...
Shenjt e djall
Në luftë shpirti për pushtim...
Hijet nga errësira në dritë të diellit
Zhduken në tjetërsim...
Natë që ngrys në perëndim,
Ditë që nis me agim...
Jetë plot jetë që plogështinë
Ka hedhur pas plot neveri...
Dinamikë që tundet si ligj fizike
Në një shpirt gati të ri...
Kështu më duket se jam tani!
Dua apo do të jem nuk e di,
Kërkoj të mos jepem
Vetëm më të mos rri...
Kërkoj ç'nuk kisha e ç'dua!
Ja kush jam tani...