Jump to content

Ibrahim Avdullahu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ibrahim Avdullahu “Kryekatundar” ose Kryetar i Bashkisë së Vlorës nga 1912 – 1914. Ka kryer shkollën e lartë për Drejtësi ne Stamboll. Një nga themeluesit e Klubit "Labëria" dhe drejtues i tij, për këtë arsye Ibrahim Avdullahu, Elmas Xhaferi, Muço Sharra, Durro Shaska dhe Ali Beqiri u kapën nga turqit, në vitin 1908 u shpunë në Stamboll dhe rrezikonin dënimin me vdekje. Kur u kthye në atdhe vazhdoi aktivitetin dhe ishte një nga njerëzit më të afërt të Ismail Qemalit. Pas shpalljes së pavarësisë është Kryekatundari i Vlorës. Në mars të 1914 shkon në Francë si përfaqësues i Vlorës për tu këshilluar me Ismail Qemalin. Në 1914 kryeson negociatat me rebelët për të shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Kryengritësit kërkuan largimin e tij si kryetar i katundarisë. Një nga personalitetet më me influencë në Vlorë. Në vitin 1923 vuri kandidaturën për deputet.