Ibrahim Dervishi
Ibrahim Dervishi (Kaninë, 20 prill 1914 - Tiranë, 29 nëntor 1981) ka qenë mjek dhe ministër i shteti shqiptar.
(1914-1981). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ dhe i ndërtimit socialist, mjek dhe organizator në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht të asaj ushtarake.
Lindi në Kaninë të Vlorës. Priti me urrejtje pushtimin e Shqipërisë nga Italia dhe për veprimtari antifashiste u internua në ishullin e Ventotenes (1939). Që në fillim u lidh me Luftën ANÇ dhe doli partizan në Çetën Plakë të Vlorës (1942), pastaj kaloi në Brigadën V S, (1944), në Divizionin I S e në Korparmatën I si mjek dhe përgjegjës i sektorit të shëndetësisë. Anëtar i PKSH më 1944. Në Kongresin e Përmetit (1944) u zgjodh anëtar i KANÇ. Pas Çlirimit u caktua me detyrën ;e shefit të shëndetësisë në Ministrine e Mbrojtjes Popullore dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministër i shëndetësisë (1954-1956), shërbeu përsëri në Ushtrinë Popullore (1956-1966).. Deputet në Kuvendin Popullor.[1]
- ↑ Ballard, Terry (2012), "Google Maps and Google Earth", Google This!, Elsevier, fq. 113–124, ISBN 978-1-84334-677-7, marrë më 2025-08-15
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)