Jump to content

Ibrahim Nazifi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ibrahim Nazifi-arsimtar i mirënjohur në vitet 1916 – 1938, ku nevoja për mësues për të zhvilluar shkollën shqiptare ishte shumë e madhe dhe roli I tyre shumë I rëndësishëm për edukimin dhe ndërgjegjësimin për forcimin e shtetit shqiptar.

Jeta

U lind në Prizren në 1891, ku kreu mësimet fillore e qytetëse: mësimin e mesëm e kreu në Gjimnazin e Shkupit në 1911. Ishte i biri i Dr. Baki Bakalli nga Korca I cili konsiderohet si një nga veprimtarët e flaktë të idesë kombëtare në ato vite[i]

Prej vitit 1911-1912 vijoi mësimet universitare në degën e Drejtësisë në Stamboll. Pas pushtimit të Prizrenit nga ushtritë Ballkanike u detyrua të linte studimet për tu kthyer në Korcë në vend-lindjen e të atit.

I ati tashmë i paralizuar nga hidhërimi i madh që e pushtoi kur pa vendin e tij të shkelet nga të huajt – s ’ishte më në gjendje të mbante familjen; e tashmë kjo barrë rëndonte mbi supet e të ndjerit. Për më tepër as në Korçë nuk mund të qëndronte më për shkak të pushtimit nga Andartët Grekë. [ii]

Vepra

Në 1916 zhvendoset në Durrës pranë dajës së vet. Emërohet mësues për herë të parë në fshatin Rrethpjeshkëz dhe vijon këtë detyrë, që ishte ëndrra e tij që nga vitet e shkollës, deri në 20 dhjetor 1938, si mësues në Shkollën Kristoforidhi në Tiranë. [iii]

Gjatë veprimtarisë së tij si arsimtar, ka lënë gjurmë të pashlyera të idealit të tij për sa e sa bij të këtij Atdheu me mundin që derdhi pa kursim nëpër shkollat e Beratit, Elbasanit, Shkodrës e Tiranës. [iv]

U nda nga jeta në 20 dhjetor 1938  duke u larguar nga gjiri i arsimit kombëtar pas një veprimtarie heroike.[v]

[i] Revista “Shkolla Kombëtare" nr. 22, Tiranë, Janar 1938.

[ii] Revista “Shkolla Kombëtare" nr. 22, Tiranë, Janar 1938.

[iii] Revista “Shkolla Kombëtare" nr. 22, Tiranë, Janar 1938.

[iv] Revista “Shkolla Kombëtare" nr. 22, Tiranë, Janar 1938.

[v] Revista “Shkolla Kombëtare" nr. 22, Tiranë, Janar 1938.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]