Idriz Balani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Idriz Balani lindi në Konispol më 3 tetor 1953. Në vitin 1954 familja e tij u vendos në Plazhin e Durrësit ku jeton edhe sot. Shkollën 8-vjeçare e mbaroi në Plazhin e Durrësit në vitin 1968. Nga viti 1971-1973 kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Tiranë. Në vitin 1972 mbaroi shkollën e mesme artistike pa shkëputje nga puna në degën e Arteve Figurative (me korispondencë) në Tiranë. Nga viti 1975-1980 vazhdoi Institutin e Lartë të Arteve në degën Skulpturë Monumentale. Pas mbarimit të studimeve u emërua mësues Vizatimi në fshatin Ishëm ku punoi deri në vitin 1984. Në vitin 1980 (viti i diplomimit) punoi sëbashku me kolegët e tij Vasiliev Nini dhe Makri Mustaka pranë “Skulptorit të Popullit” Mumtaz Dhrami për realizimin e monumentit të Drashovicës. Nga viti 1984 deri më 1992 punoi si mësues i skulpturës dhe lëndëve të tjera profesionale në Liceun Artisitik “Jan Kukuzeli” në qytetin e Durrësit. Gjatë vitit 1988-1989 mbaroi kursin pasuniversitar për kritikë–artistike. Në vitin 1992-1994 emigroi në Greqi ku punoi si gdhendës në një punishte mermeri në Dhjanisto të Athinës. Pas kthimit në Shqipëri hapi një aktivitet për përpunimin e mermerit dhe granitit në qytetin e Durrësit, të cilin e ka edhe sot. Nga data 27 korrik 2001 deri në gusht 2004 ka punuar në detyrën e Drejtorit të Arsim Kulturës Rinisë Sportit e komuniteteve Fetare në Bashkinë e Durrësit në të cilën ka pasur rezultate të larta. Nga janari 2005 deri në qershor 2006 ka punuar si Drejtor në Drejtorinë rajonale të monumenteve të kulturës dega Durrës.

Që nga mbarimi i shkollës e deri më sot skulptori Idriz Balani ka realizuar këto vepra artistike : Busti I Heroit të Popullit “Kozma Nushi” i cili ka qenë i vendosur në lulishten para Fabrikës së Gomës në Shkozet Durrës. Busti i Dëshmorit “Telat Noga” i cili është i vendosur edhe sot në lulishten para Fabrikës së cigareve në Durrës. Busti i Rilindasit të shquar “Naim Frashëri” i vendosur në oborrin e Shkollës së mesme të përgjithshme me të njëjtin emër po në Durrës. Triptikun në Basoreliev vendosur në fasadën e shkollës së Mesme të përgjithshme “Leonik Tomeo”. Me bashkautor Dhimitër Harallambi ka realizuar Lapidarin Monumental kushtuar Partizaneve të zonës së Kavajës vendosur në Fshatin Cete të Kavajës. Ka gdhendur disa portrete në mermer e gur të cilët janë në galerinë e qytetit.

Skulptori Idriz Balani, ka mbaruar studimet e larta ne Akademine e Arteve te Bukura ( Instituti i Larte i Arteve Figurative ) ne Tirane me 1980, ne degen e skulptures monumentale e te kavaletit, nen drejtimin e pedagogeve Andrea Mano e Hektor Dule, skulptore te shquar ne Shqiperi. Ne vitin 1990, ka kryer Kursin pas universitar per “ Kritike artistike “, prane ketij Institucioni. Per nga koncepti i shkolles qe ka kryer, por edhe nga formimi i tij, ushtron veprimtarine  ne fushen e Artit Realist te kavaletit e monumental. Ne kushtet historiko- kulturore qe po kalon sot Shqiperia, ne tranzicionin nga sistemi komunist ne ate demokratik, shpallja e Pavaresise se shtetit te Kosoves, si pjese e kombit shqiptar, beri te mundur qe ky skulptor te thellohet ne tematiken historike. Jese e krijimtarise  se tij jane heronjte dhe deshmoret e kombit shqiptar ne shekuj. Ka vepra te vendosura ne Durres, Fier e Sarande ne Shqiperi, si dhe ne Prishtine, Peje, Decan, Mitrovice, Prekaz e Viti ne Kosove. Ka marre pjese ne ekspozita, ne kuader te Akademise Europiane te Artit ne Paris,Zvicerr e Belgjike. Ka vepra ne koleksionw private ne France, Itali, Greqi e Rumani.

KRIJIMTARIA  ARTISTIKE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Busti monumental i Dëshmorit“ Telat Noga “ -- 1984 – Vendosur në lulishten para ish fabrikës së cigareve Durrës , ku është edhe sot.
  • Basorelievi kushtuar  “ Shkollës së pare shqipe “ në Ishëm  -- 1984 – Vendosur në fasadën në hyrje të shkollës.
  • Busti i atdhetarit Sheh Adem Roda – Ishëm – 1984 .
  • Busti  monumental i “ Heroit të Popullit “ Kozma Nushi --  1984 – Vendosur në hyrje t ë ish fabrikës  së Gomës  -- Shkozet Durrës .
  • Busti i Rilindasit të shquar Naim Frashëri  -- 1986  --  Vendosur në oborrin e shkollës së Mesme , që mban emrin e tij .
  • Portreti në mermer i atdhetarit Çam Muharrem Rushiti  --  1986 – Galeria e Arteve e qytetit Durrës .
  • Në bashkëpunim me skulptoren Liljana Çika , në vitin 1987 ka realizuar basorelievin monumental triptik “ Mësim  Punë Kalitje “ , i cili është vendosur në fasadën e Shkollës së Mesme të përgjithëshme “ Leonik Tomeo “ në Durrës .
  • Në bashkëautorësi  me skulptorin Dhimitër Harallambi , në vitin 1988 ka realizuar Monumentin kushtuar  “ Çetës së Kavajës “, formacion luftarak në luftën e dytë botërore , vendosur në fshatin Çetë, Kavajë .
  • Në vitin 2005 në bashkëpunim me skulptorin Qazim Kërtusha ka realizuar Monumentin e Atdhetarit Haxhi Zeka, Vendosur në qytetin e Pejës , Kosovë .
  • Në vitin 2007 ka realizuar bustin e Presidentit të pare të Kosovës , Ibrahim Rugova , i cili është i vendosur në Sallën e Kuvendit Komunal, Pejë .
  • Po në vitin 2007 në bashkëpunim me skulptorin Qazim Kërtusha , ka realizuar bustin e Gjergj Kastrioti  Skënderbeu , vendosur në oborrin e Shkollës , që mban emrin e tij në fshatin Blinisht, Pejë .
  • Në vitin 2008 në qytetin e Durrësit ka realizuar veprën skulpturore kushtuar “ Skulptorit të Merituar “ Sabri Tuçi vendosur  pranë murit rrethues mesjetar  .
  • Në vitin 2010 në qytetin e Pejës ka vendosur bustin monumental  të Atdhetarit ,Intelektualit , “ Heroit të Kombit “ Enver Hadri .
  • Në shkurt  2011 ka inaguruar në qytetin e Pejës bustin tors të Akademik dr. prof.  Ali Hadri.
  • Ka marrë pjesë në shumë ekspozita të rrethit të Durrësit e Kombëtare, si dhe në disa konkurse ndërkombëtare e kombëtare.
  • Ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar në Shkup kushtuar Heroit Legjendar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
  • Ka marrë pjesë në konkursin kushtuar Nënë Terezës, pranë Katedrales në Prishtinë.
  • Në dhjetor 2010 ka fituar konkursin për shtatoren e Isa Boletinit.
  • Në tetor 2011 ka inaguruar bustin ne mermer te Heroit te kombit Agim Ramadani ne Qendren rekreative Katana(qe eshte dhe nofka e tij ne lufte) Obiliq, Prishtine.
  • Në janar  2012 ka inaguruar në qytetin e Pejës bustin monumental  të intelektualit e atdhetarit të shquar Jusuf Gërvalla.
  • Në janar  2012 në kuadër të konkursit  “Flaka e janarit”, që zhvillohet në Gjilan, është nderuar me “Mirënjohje”, në sferën e Artit Pamor.
  • Në prill 2012 është “Fitues i Çmimit të Publikut”, për realizimin e koncept-idesë “Varreza monumentale e eksodit të shqiptarëve tëCamërisë në Qafë Botë ( Kllogjer ).
  • Ka marrë pjesë në “Konkursin nderkombëtar, kushtuar Ismail Qemalit”.
  • Më 12 tetor 2012 në fshatin Isniq të Deçanit ka inaguruar shtatoren e atdhetarit, “Heroit të kombit”.
  • Është pjesmarrës i përhershëm i ekspozitës “Pranver Art”, që hapet çdo vit në pranverë, pranë Muzeut Kombëtar Tiranë.
  • Më 21 nëntor 2012 në Pejë u inagurua busti (tors) i atdhetarit, njërit nga firmëtarët e aktit të pavarësisë Bedri Pejani, vendosur në oborrin e Shkollës së Mesme të Përgjithshme, që mban emrin e tij.
  • Më 24 nëntor 2012 në një nga sheshet e Mitrovicës u inagurua shtatorja e “Gjeneralit të Pavarësisë  Isa Boletini(kopje)”.
  • Më 08 maj 2013 në oborrin e kullës së tij në Prekaz u inagurua shtatorja e atdhetarit e luftëtarit , njerit prej njerëzve më të afërt të Isa Boletinit e Hasan Prishtinës, Ahmet Delia .
  • Me 17 shtator 2013 ne oborrin e shkolles “ Bajram Curri “ ne fshatin Strellc te Decanit, Kosove dhe prane bustit te tij u inagurua busti i njerit prej themeluesve te kesaj shkolle dhe per shume vite drejtori saj Deshmori Haki Povataj, rene heroikisht ne dhomat e tortures nga policia serbe.
  • Me 15 maj 2014 po ne Strellc ne  ” Varrezat e Deshmoreve “ te ketij fshati, u inaguruan 20 medalione, nga nje per sejcilin deshmor.
  • Me 02 Nentor 2014 ne Fshatin Ninat , Sarande, u inagurua busti i Poetit Disident Cam Bilal Xhaferri, prane muzeut, qe ndertoi familja e tij.
  • Me 27 Nentor 2014 ne qytetin e Vitise, Kosove u inagurua busti i Ambasadorit Amerikan Richard Holbrooke.
  • Me 24 prill 2015 ne komunen Ishem te rrethit Durres u inagurua busti i Klerikut Atdhetar Sheh Adem Roda.
  • Me 25 maj 2015 ne fshatin Strellc te Decanit, Kosove, u inagurua busti i deshmorit Ismet Ukaj.
  • Me 04 korrik 2015 ne qytetin e Fierit u inagurua busti i ambasadorit Richard Holbrooke ( kopje e asaj te Vitise, te cilat jane realizuar me inisiative te Misionit Diplomatik, per Paqe dhe Prosperitet ).
  • Me 10 gusht 2015 ne fshatin Duraj te Kacanikut, Kosove u inagurua busti tors i atdhetarit Avdyl Duraj.
  • Me 23 janar 2016 ne komunen "Saraj" te Shkupit, Maqedoni u inagurua shtatorja e “Gjeneralit të Pavarësisë  Isa Boletini(kopje)”.
  • Në mars 2016 ka inaguruar në Prishtine bustin tors të Akademik dr. prof.  Ali Hadri(kopje).