Idriz Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Idriz Ibrahim Hoxha Ka lindur më 15 korrik të vitit 1945 në Dajç të Shkodrës. Kreu Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi. Ka shërbyer në Regjimentin e Rinasit ku ka kryer detyra të ndryshme, deri Komandant Regjimenti. Më datë 20.08.1993, ra në krye të detyrës, ndërsa fluturonte me avion MIG-19 mbi Detin Adriatik, në rajonin e Divjakës. Me vendim të Bashkisë së Tiranës Nr. 8090/1 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.