Jump to content

Idriz Seiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Idriz Seiti ishte anëtar i i “Grupit Special” të krijuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu në vitet e para të pasçlirimit. Grupi kishte si detyrë zbulimin dhe eliminimin e të gjitha bandave diversante që vepronin në atë kohë në vend. I lindur në fshatin Çorrush të Mallakastrës, Idriz Seiti gjatë Luftës së Dytë Botërore u bashkua me forcat partizane dhe u dallua për trimëri dhe besnikëri ndaj Partisë. Për këtë arsye, menjëherë pas çlirimit, me krijimin e Sigurimit të Shtetit, duke qenë edhe mik i ngushtë i Mehmet Shehut, i cili në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, emërohet anëtar i Grupit Special dhe iu vendos pseudonimi “Profesori”. Gjatë veprimtarisë së tij si agjent, “Profesori” luajti një rol të madh në kapjen dhe vjeljen e shumë informacioneve të agjentëve të shërbimeve të huaja. Pas vitit 1953, kohë kur u shkri dhe “Grupi Special”, Idriz Seiti fillon punë në Ministrinë e Brendshme. Por në vitin 1982, vetëm pak kohë pas vdekjes së Mehmet Shehut, ai arrestohet nga Sigurimi i Shtetit si agjent i shërbimeve të huaja.