Ilia Berberi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ilia Berberi Eksplorator. Ka kryer institutin e Lartë të Fiskulturës “ Vojo Kushi “, Tiranë. Është marrë me të gjitha llojet e sporteve. Në vitin 1966 ka qënë kampion vendi në not për të rinj në garën 100–200 m stil i lirë si dhe në të tre stafetat dhe shumë-garëshin individual. Me te rriturit, kampion në stafetat. Më 1967 krijon “ Rrethin e Turizmit” pranë shtëpisë së Pionierëve në Durrës dhe në përbërje të këtij grupimi ai ka drejtuar edhe ekipin e Alpinistëve Durrsakëme të cilët “pushton” dimër e verë: Jezercën, Papllugën, Shkëlzenin, Korabin, Ostrovicën, etj. Ai ka eksploruar rreth 15 shpella, nga jugu në veri, dhe ka mbetur i dashuruar me shpellat e Permetit. Nuk ka lënë thellësi të nënujit shqiptar pa u zhytur. Ai ka qënë zhytesi që ka arritur thellësinë 15- 20 m pa bombola, diçka e pa-imagjinueshme për atë kohë.