Ilia Dilo Sheperi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ilia Dilo Sheperi.jpg
Presidenti i Republikës i jep Ilia Dilo Sheperit (Pas vdekjes) urdhrin Nderi i Kombit..jpg

Ilia Dilo Sheperi lindi në 7 nëntor 1872 në fshatin Sheper të Zagorisë. Më 1917 hap të parën shkollë shqipe në Sheper. Në vitin 1927 botoi në Vlorë “Gramatikën”, një libër me shumë vlera për shkollat e atëhershme. Del në pension në vitin 1934 por nuk rresht së punuari për Shqipërinë. Kundërshton pushtimin e vendit nga okupatorët fashistë dhe nazistë por kundërshton gjithashtu edhe hapjen e vëllavrasjes nga komunistët. I mbylli sytë më 14 tetor 1945.