Ilijas Ismaili
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ilijas Ismaili Shipkovica është duke dhënë kontribut të dukshëm, edhe sa i përket afrimit të kulturës shqiptare me atë italiane.
Shembull konkret në këtë drejtim është një emër, emrin e të cilit do ta nominalizojmë më poshtë. Kohëve të fundit vepron në krahinën e Potencës, aty ku At Antonio Bellusci, kryeredaktor i revistës Lidhja, në vitin 1966 pat filluar veprimtarinë kulturore në fshatin shqiptar të malësisë, Shën Konstandin Arbëresh. Gjurmë shqiptare në trojet italiane, do kisha katolike e do freska shqiptare, është duke zbuluar viteve të fundit, edhe bashkëfshatari ynë i frymëzuar, Ismail Iljasi. Pas përmbledhjes së parë poetike Zbrazëtirat e Jetës, botuar në Tiranë (1992), Ismaili vjen para opinionit letrar me një libër të ri, Frutet e gjakut - I frutti del sangue, i botuar në dy gjuhë (shqip-italisht), në kuadrin e Editurës Centro di Leteratura “Effetto Notte”, Potenza Picena, 2001. Që nga vargjet e para: Ndërtesë e kulluar në Shpirt është Zemra, poeti depërton në kujtesën e lexuesit, duke plasuar idenë se përmes shpirtit të dashurisë, bota përfiton dimensionet reale të ekzistencës. Për vlerësimin e vëllimit më të ri të këtij poeti, i lindur në Shipkovicë, më 1969, eseisti dhe recensuesi italian Roberto Marconi, që në parathënien e titulluar “Primavera” (Pranvera), të këtij vëllimi, do të shprehet : A e dini se për atë që nuk e din gjuhën shqipe, sikur unë, poezitë e Ismailit sa janë të vështira, gjithashtu të paparamenduara, por gjuhësimi është diçka tjetër, një rrugëtim që kalon me vargje mbi Adriatik, ndërsa përkujdesësi I kësaj vepre, zoti Nehat Marku, do të shkruajë: Poezia e Ismailit është një art që zbulon të vërtetën, poezi që zbulon tabllo të ndryshme jetësor. Përndryshe, kjo përmbledhje e vogël, që del në kondita të një niveli të lartë teknik dhe estetik, u botua nga ana e Qendrës Letrare “Effeto Notte” (Efektet e Natës), pranë Bibliotekës Komunale të Potenca Piçenës, në Itali. Redaktor I librit është profesori i gjuhës shqipe, Nehat Marku, poet me prejardhje dibrane, ndërsa ballinën e ka realizuar piktori italian Mauro Mazziero. Libri mban numrin një, në kuadrin e bibliotekës së sipërpërmendur, si një tekst letrar bilingv, dhe ndahet në ciklet lirike si: “Në teatër do të piqemi”, “Thinjat e trungjeve të humbur”, “Në një qytet të largët zërat e vdekjes dëgjoj” dhe “Nën muzgun e lotit të dashuruar”. Fjala është pra për një vepër të mirëfilltë poetike, që meriton të lexohet dhe rilexohet.