Ilir Berisha
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ilir Berisha Gazetar me 20 vjet pervojë dhe ish antar i Lidhjes së Gazetareve të Pavarur Zviceran. Fillet e para në gazetari i ka filluar në vitin 1990 në Zvicer, ku ka bashkëpunuar me gazeta Zvicerane dhe shqiptare, si “DRS”, “Bota Sot” dhe për radio e televizione për çështjen e ndërkomtarizimit të Kosovës. Për Europën Juglindore ka pasur lidhje gazetarie me korrespondenten Iren Meier e cila raportonte nga Praga për DRS-në. Gjithashtu ka punuar dhe për Gazetën Tagblat von Sent Galen në bashkëpunim me gazetarin Johanes Vollmer, që ka qenë zë i fortë për çështjen Shqiptare.
Ishte pjestar i UÇK-së prej krijimit të saj në aspektin propogandistik prej vitit 1990. Prej 1990-ës ka qenë antar i Komitetit të Kosovës për Informimin e Opinionit Botëror, nën udhëheqjen e Xhafer Shatrit. Ishte pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëmarrës në Betejen e Kosharës, dhe ka kontribuar në aspektin e gazetarisë për shumë gazeta. Për Gazetën Prishtina Press shkruan për fushën e politikës dhe kulturës.