Ilir Zeka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ilir Zeka është mundist i klubit të mundjes "Kek Prishtina" në Prishtinë. Ai garon për këtë klub qe 6 vite. Ai është 17 vjeçar në shkollën e mesme ekonomike. Rezultatet e këtij mundësi janë :

  • Vendi i I-rë në turnirin gjithëkombëtar në Prizren në vitin 2002.
  • Vendi i I-rë në kampionatin e Kosovës për senior në vitin 2003 në Prishtinë.
  • Vendi i I-rë në turneun memorial "Nexhat Braha" në vitin 2003 në Prizren.
  • Vendi i II-të në turneun e mundjes ne vitin 2002 në Sharr Hani Elezit.
  • Vendi i II-të në Takimin mbarëkombëtar për të rinj në vitin 2003 në Shqipëri.
  • Vendi i II-të në Kampionatin e Kosovës për kadet në vitin 2003 në Prishtinë.
  • Vendi i II-të në Kampionatin e Kosovës për kadet në vitin 2004 në Prishtinë.
  • Vendi i III-të në Kampionatin e Kosovës në vitin 2003 në Prishtinë.
  • Vendi i III-të në Kampionatin e Kosovës për kadet në vitin 2003 në Prishtinë.

Garimi i parë ishte në vitin 2000 në 35 kg në Kampionatin e Kosovës ku zuri vendin e dytë. Prej atëherë filluan rezultatet e shkëlqyeshme të këtij mundësi. Të gjitha këto rezultate i arriti me ndihmën e trajnerëve të shkëlqyeshëm Mirsad Krasniqi dhe Mustafë Syla.

Poashtu ka edhe disa mirënjohje nga Federata e Mundjes e Kosovës si mundësi më i mirë i vitit.