Jump to content

Iluzione në sirtar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Iluzione në sirtar Roman me Autor Fatos Kongoli. Shqipëroi: Shtëpia botuese: Toena. Viti: 2010. Faqet e librit 372. ISBN 978-99943-1-663-2

I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky "pothuajse roman", me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme. Dhe një varg protagonistësh të letrave shqipe, të kulturës, arteve dhe politikës etj. Ashtu siç i ka njohur autori, që nga fëmijëria e hershme e deri më vonë, në kohë të qeta dhe të trazuara, gjatë periudhës së diktaturës e pas saj.

Është një autoportret origjinal dhe i sinqertë. Për herë të parë Kongoli i kthehet këtu disa episodeve nga më të rëndësishmit dhe traumatikët në djetën e tij. Një libër i veçantë, i pari në letrat e sotme shqipe, ku autori kërkon të shohë thellë në vetvete, për t`i bërë më të kuptueshëm librat e tij përmes zbërthimit të vetvetes.