Iluzioni optik
Iluzionet optike janë perceptime të deformuara apo të shtrembëruara të realitetit që tërheq në mënyrë të veçantë vëmendjen tonë. Me fjalë të tjera, iluzioni është një konceptim dhe keqinterpretim I stimujve të jashtëm sensorë, duke u dhënë atyre një kuptim tjetër. Studiuesit theksojnë se përgjithësisht, ne mund të dallojmë tre grupe iluzionesh :
- Grupi I: Iluzione qe shkaktohen nga proporcionet e caktuara të ngacmimeve, të cilat quhen iluzione shqisore.
- Grupi II: Iluzionet që shkaktohen nga ndjenja, dëshira dhe shpresat e individit këto quhen iluzione operative apo te veprimit.
- Grupi III: Iluzionet që lidhen me ҫrregullime të të menduarit, ndryshe quhen deziluzionet, pasi janë të lidhura me shkaqe patologjike.
Iluzioni Muller-Lyer
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U krijua nga Franz Carl Müller-Lyer (1857 - 1916), një sociolog gjerman, në vitin 1889. Në këtë iluzion, dy vija horizontale me gjatësi të barabarta duken sikur kanë gjatësi të ndryshme ne sajë të krahëve apo shigjetave në fundin e secilës vijë. Kur krahët janë kthyer nga brenda vija duket më e shkurtër sesa kur krahët janë kthyer nga jashtë. Për arsye se krahët që largohen nga horizontalja kanë prirje të shkaktojnë një iluzion të thellësisë, ne e perceptojmë këtë vijë si më të gjatë.
Iluzioni Ponzo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Iluzion Ponzo është një iluzion gjeometrike që u demonstrua për herë të parë nga psikologu italian Mario Ponzo (1882-1960) në vitin 1911. Dy vijat vertikale konverguese ka mundësi të interpretohen si dy vija paralele që largohen në distancë, ashtu siҫ duken shinat e hekurudhës. Dy vijat horizontale kanë gjatësi të barabarta por për arsye të perspektivës lineare ne priremi ta perceptojmë vijën e sipërme më të gjatë, me që sfondi e bëjnë atë që të duket si më larg nesh.
Iluzioni Ponggerdorff
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Iluzioni Ponggerdorff përfshin si faktorët fizikë ashtu edhe kognitivë. Pipëza e gotës duket sikur është përkulur nga njëra anë në pjesën mbi lëng në saj të diferencave në thyerjen e dritës. Iluzioni Ponggerdorff ndeshet në shumë situata të përditshme.
Iluzioni I Hënës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur shohim hënën duket më e madhe sesa kur e shohim lart në qiell. Shpjegim për iluzionin e hënës e ka dhënë Kaufman dhe Rock, me 1962. Ata thonë se kur e shohim hënën në horizont, ne e krahasojmë atë me objekte në teren siҫ janë shtëpitë, pemët dhe shtyllat e telefonit. Afër këtyre ajo është e madhe. Në fakt hëna ka të njëjtën madhësi në të dyja rastet.
Iluzioni Rrjeta Hermann
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Iluzioni Rrjeta Hermann u zbulua së pari nga një fiziolog I quajtur Ludimar Hermann në 1870. Kur shikuesit shikonin ne rrjet pikat e bardha një herë duken gri një herë të bardha. Kur shikuesit e përqendronin vëmendjen te pika ajo duket që është e bardhë.
Iluzioni Necker
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kubi I Necker është vizatimi I një kubi I ndërtuar në mënyrë të tillë që është e vështirë për ta përcaktuar se cila faqe është në drejtim të vëzhguesit. Njëra anë është më me hije dhe kur e shikojmë, ana e hijesuar duket sikur kalon nga para prapa kubit.
Iluzioni Zöllner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Iluzioni Zӧllner është një tjetër iluzion optik. U zbulua së pari në vitin 1860 nga një astrofizikan gjerman me emrin Johann Karl Friedrich Zӧllner. Te iluzioni Zӧllner dy rrjeta paralele duket se po shmangen (divergjojne) ne drejtimin e konvergjimit te segmenteve te tërthorta.[1][2]