Input/Output

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Kundrejtë procesorit [1] dhe memories kryesore[2] pjesa e tretë kryesore e sistemit të kompjuterit është Hyrja/Dalja.

Cpummio.jpg

Secili modulë lidhë pajisjet e jashtme në bus dhe kontrollon nje ose më shumë pajisje. Moduli H/D përmbanë logjikën për kryerjen e funksioneve në mes të pajisjës periferike (peripheral)[3] dhe bus-it. Arsyet pse pajisjet periferike nuk lidhen me system busi-in:

  1. Janë shumë pajisje të ndryshme periferike me metoda të ndryshme të operimit. Do të ishte jo praktike që procesori t’i përmbaje logjika të nevojshme që të kontrolloj të gjitha pajisjet.
  2. Shpejtësia e transferit e të dhënave e pajisjeve periferike është shumë më e ngadalshme se ajo e procesorit dhe memories. Është jo praktike që të përdoret një bus me shpejtesi të madhe (High Speed Bus) që të komunikoj procesori drejtperdrejtë me pajisjen periferike.
  3. Disa pajisje periferike kanë shpejtesi më të madhe se të procesorit, do te thotë se do ketë nje mos përputhje e cila nuk do te menaxhohej siç duhet.
  4. Pajisjet periferike zakonisht përdorin disa lloje të formateve të të dhënave dhe gjatesi të fjalës kundrejtë kompjuterit të cilat janë të lidhura. Për këtë arsye nevojitet një moduli për H/D.

Pajisjet e Jashtme[redakto | përpunoni burim]

Operacionet H/D janë te kualifikuara për lloje të ndryshme të pajisjeve të jashtme të cilat kanë per qëllim të shkëmbimit të të dhënave në mes të pajisjes së jashtme dhe kompjuterit. Një pajisje e jashtme është e lidhur me kompjuterin nga nje modul H/D. Kjo lidhje përdoret për shkëmbimin e kontrollit, statusit dhe të dhënave në mes të modulit H/D dhe pajisjes së jashtme. Pajisjet e jashtme i ndajmë në tri kategori:

  1. E lexueshme për njëriun: E përshtatshme për komunikimin me perdorues të kompjuterit (printeri).
  2. E lexueshme për makinën: E përshtatshme për komunikimin me pajisje(sensorët).
  3. Komunikuese: E përshtatshme për komunikimin e pajisjeve në distancë (rrjeti në distancë).

Moduli Hyres Dales.jpg

Lidhja në modulin H/D është në formën e kontrollit, të dhënave dhe sinjalet e statusit.

Sinjalet e kontrollit përcaktojnë funksionin e pajisjes që do ta performoje, si dergesa e të dhënave në modulin H/D, marrja e të dhënave nga moduli H/D, raportin e statusit ose të performojë disa funksione të posacme për pajisjen (p.sh. pozicionimi i kokes së diskut). Të dhënat janë në formë të një bashkesie të bit-ave të cilat dergohen ose merren nga moduli H/D.

  • Sinajlet e statusit tregojnë gjendjen e pajisjës (p.sh. nëse pajisja është e gatshme apo jo për transferin e të dhënave).
  • Logjika kontrolluese e shoqëruar me pajisjen kontrollon operacionet e pajisjes si pergjigjje per instruksionin nga moduli H/D.
  • Shndërruesi shndërron të dhënat nga forma elektrike në një formë tjetër të energjisë për dalje dhe vlenë anasjelltas për hyrje.
  • Buffer[4]-i në bashkëveprim më shndërruesin mbajnë të dhena për një kohë të shkurtë të cilat shkëmbehen në mes të modulit H/D dhe ambientit të jashtëm. Kapaciteti i buffer-it zakonisht është 8bit ose 16bit.

Referenca[redakto | përpunoni burim]

Wiiliam Stallings - Computer Organization and Architecture 8th Edition [5]

[1] [2]

  1. ^ Input output devices
  2. ^ Input/Output